BallinaPolitikeKryeministri zgjodhi mandatin e Durrësit, ja kush është deputetja e Vlorës që...

Kryeministri zgjodhi mandatin e Durrësit, ja kush është deputetja e Vlorës që futet në Parlamentin e Shqipërisë (EMRI)

Teuta Ramaj është kandidatja për deputete e renditur e nënta në listën shumëemërore të PS, e cila do të hyjë në parlamentin shqiptar, pasi kryeministri Rama zgjodhi mandatin e Durrësit.

Ramaj është përfaqësuese e komunitet çam, ndërkohë që ajo është vlerësuar maksimalisht edhe nga kryeministri Rama gjatë fushatës elektorale.

Ndërkohë kandidatja që mbetet jashtë parlamentit në qarkun e Durrësit është Ana Dhamo.

Kryeministri Rama ka informuar ditën e sotme Komisionerin Shteteror të Zgjedhjeve Ilirjan Celibashi për vendimin e tij, pasi në zgjedhjet e 25 prillit arriti që të siguronte mandatin e deputetit në të dyja qarqet, Vlore dhe Durres.

Ndërkohë me anë të një postimi në twitter Rama shkruan se nga Vlora nuk mund të ndahet as sot as mot, por Durrësi është qarku ku do te realizohen projektet e medha.

“Vlora ishte, është dhe do jetë deri në fund në zemrën time, kështu që me mandat pa mandat, unë nga Vlora nuk ndahem as sot as mot, ndërkohë në mendjen time Durrësi është vendi ku Mandati i Tretë duhet të sjellë një hop të ri, jo vetëm për atë qytet po për krejt #Shqipërinë2030”, shkruan kreu i qeverisë.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular