BallinaKronike“Ai më zhveshi, më çoi në dhomën e tij dhe më…”/ Arrestohet...

“Ai më zhveshi, më çoi në dhomën e tij dhe më…”/ Arrestohet bullgari që përdhunoi shqiptaren në Athinë

Tridhjetë e katër vjeçari bullgar që përdhunoi një grua shqiptare tre ditë më parë në Athinë është arrestuar të martën nga policia greke.

Lajmi është publikuar nga mediat, ndërsa bëhet me dije se në pranga ka rënë edhe një person tjetër me arsyen se ka ndihmuar bullgarin për ta strehuar.

Kujtojmë se ditën e djeshme, 50-vjeçarja shqiptare dëshmoi para autoriteteve orët e tmerrit.

Unë kam punuar si pastruese për tre vjet në këtë ndërtesë” tha ajo. “Ndërsa isha duke pritur për ashensorin, një burrë më tërhoqi për qafe dhe më futi në shtëpinë e tij në katin e parë. Ai po më mbyste, më vuri duart në qafë. Ai më zhveshi, më çoi në dhomën e tij dhe më përdhunoi. Më goditi në fytyrë’”, tha më tej ajo.

Gruaja më pas përshkroi momentin se si arriti të shpëtonte.

“Në një moment, rreth orës 5 të pasdites, ai shkoi në kuzhinë për të gatuar. Vura re se kishte një çelës në derë. E hapa dhe shkova në ballkon. Arrita të kaloj në shtëpinë ngjitur dhe të shpëtoj” tha ajo.

50-vjeçarja tha se nuk e njeh autorin e krimit, që kreu një akt aq të shëmtuar ndaj saj.

Unë nuk e njoh fare. Unë dua që ai të dënohet”, deklaroi shqiptarja

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular