BallinaSportStërling bën sërish heroin, Anglisë i mjafton një gol ndaj Çekisë! “3...

Stërling bën sërish heroin, Anglisë i mjafton një gol ndaj Çekisë! “3 Luanët” gradohen në vendin e parë

Tjetër fitore cinike e Anglisë, me të njëjtin protagonist, Rahim Stërling. Ashtu si në ndeshjen e parë ndaj Kroacisë, “3 Luanëve” të drejtuar nga Sauthgejt, iu mjaftoi vetëm 1 gol për të triumfuar dhe për t’u graduar në vendin e parë të Grupit D.

Anglezët bënë kësisoj detyrat e shtëpisë në “Uembli”, duke siguruar kështu që sfidën e radhës të vlefshme për raundin e 1/8-ve, ta luajnë sërish në shtëpi.

Kundërshtari i “3 Luanëve” në fazën tjetër, do të jetë skuadra që do të renditet në vendin e dytë në Grupin F ku bëjnë pjesë Franca, Gjermania, Portugalia dhe Hungaria.

FT: ÇEKI-ANGLI 0-1

Stërling 12′ 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular