BallinaSportKroacia “fluturon” me Modriç! Ballkanasit likuidojnë Skocinë dhe kualifikohen si të dytët...

Kroacia “fluturon” me Modriç! Ballkanasit likuidojnë Skocinë dhe kualifikohen si të dytët në grup

Kroacia arriti një triumf të madh duke mundur 3-1 Skocinë në shtëpinë e këtyre të fundit në ‘’Hampden Park’’ teksa ballkanasit kualifikohen për në raundin e 1/8-ve dhe duhet të presin të mbarojnë sfidat në dy grupet e mbetura për të mësuar kundërshtarin e radhës.

Të parët që kaluan në avantazh ishin kroatët me anë të Vlasiç në minutën e 17-të të takimit. Por avantazhi i kroatëve zgjati pak, pas 3 minuta nga fundi Amstrong barazoi rezultatin duke shpërthyer festa në stadiumin ‘’Hampden Park’’.

Pjesa e dytë nisi vrullshëm për Kroacinë e cila u hodh menjëherë në sulm për golin, duke e gjetur atë në minutën e 62-të me kapitenin Luka Modriç. Ylli i Realit realizoi një eurogol nga distanca duke shtangur portierin Marshall i cili e kishte të pamundur të neutralizonte gjuajtjen.

Për golin e tretë mendoi Perisiç i cili shfrytëzoi saktë një krosim të Modriç duke kërcyer mbi të gjithë. 3 gola për 3 pikë për Kroacinë e cila ngjitet në vendin e dytë në Grupin D, pasi ka golavarazhin më të mirë se Çekia e cila u mund 1-0 nga Anglia.

 

FT| KROACI-SKOCI 3-1

17′ Vlasiç, Modriç 62′, Perisiç 77’/ MekGregor 42′

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular