BallinaKronike“Smart-i” përplaset me motorin, një i plagosur. Detajet si ndodhi aksidenti

“Smart-i” përplaset me motorin, një i plagosur. Detajet si ndodhi aksidenti

Një aksident me pasojë një të plagosur ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të marte në lagjen nr.1 në Durrës. Sipas News24, në aksident janë përfshirë një makinë “Smart” dhe një motor.

Si pasojë ka mbetur i plagosur shtetasi me iniciale S.L 23 vjeç, i cili është dërguar në spital për ndihmë mjekësore. Ndërsa në polici është shoqëruar shtetasi D.K.

Aksidenti ka ndodhur në orën 22:00, ndërsa grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular