BallinaAktualitet"Zgjedhjet lokale te 30 qershorit"/Gjykata Kushtetuese s'pranon Pjerin Ndreun dhe Erion Veliajn

“Zgjedhjet lokale te 30 qershorit”/Gjykata Kushtetuese s’pranon Pjerin Ndreun dhe Erion Veliajn

Nis shqyrtimi i padisë për zgjedhjet vendore të 30 qershorit. Shoqata e Autonomisë Vendore, e drejtuar nga kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, kërkoi që të jetë palë në proces, por Presidenca u shpreh kundër kësaj kërkese.

Ndërsa Elira Kokona, përfaqësuese e qeverisë, ka kërkuar që Voltana Ademi të mos jetë përfaqësuese e Shoqatës së Bashkive. Këshilli i Ministrave kërkon pezullimin e çështjes derisa Gjykata e Tiranës të shprehet për organet drejtuese të Shoqatës së Bashkive.

Gjykata u tërhoq për të shqyrtuar kërkesat paraprake. Në fund u rrëzuan të dy kërkesat.

Gjykata Kushtetuese rrëzoi kërkesën e qeverisë për pëzullimin e gjykimit deri në daljen e vendimit të gjykatës së Tiranës për drejtimin e shoqatës së bashkive.

Po ashtu Gjykata Kushtetuese vendosi rrëzimin e kërkesës së Shoqatës për Autonomi Vendore për tu bërë pjesë e procesit si palë e interesuar.

Gjykata vendosi t’u japë një orë kohë palëve për tu njohur me dosjen.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular