BallinaKronikeE rëndë në Shkodër/ Nën efektin e drogës, i riu dhunon stafin...

E rëndë në Shkodër/ Nën efektin e drogës, i riu dhunon stafin e spitalit

Një i ri me probleme të shëndetit mendor ka dhunuar stafin mjekësor dhe personelin e Spitalit Psikiatrik të Shkodrës.

Ora News raporton se ngjarja ka ndodhur mesnatën e djeshme. Mësohet se pacienti ishte paaraqitur për herë të parë në spital. Ndërkohë në lidhje me ngjarjen ka folur edhe një mjeke e spitalit.

“Pacienti është paraqitur për herë të parë në spitalin tonë, të paktën nuk është pacient i njohur i hospitalizuar. Nuk kemi njohuri nëse ai është ndjekur më parë me anë ambulatore, por në spitalin tonë ishte hera e parë që paraqitej. Reagimi i tij ka qenë tepër i dhunshëm, duke cënuar 2 nga stafi njëri ka përfunduar në urgjencë.

Pacienti lëviz i lirë, mundet edhe të largohet nga spitali se nuk kemi mënyrë ta mbrojmë. Edhe shërbim ët rojës kemi vetëm në turnin e dytë dhe të tretë. Është parë e arsyeshme që spitali të ketë vetëm dy turne dhe jo 3 si i kime pasur më parë. Vështirësia njihet dhe merret parasysh. Në rastet e veçanta kur pacienti nuk i përgjigjet terapisë dhe reagon ashpër nga ana fizike rrezikon si veten, pacientët e tjerë dhe personelin shëndetësor.

Në spital aktualisht na mungojnë mjetet imobilizuese që janë mjetet fiksuese si dhoma e izolimit që përdoret në raste të tilla. Ky pacient është përdorues si i alkoolit dhe i drogave paraqet rezistencë ndaj mjekimit dhe ndodhi ngjarja si ajo e mbrëmshmja,” tha mjekja.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular