BallinaAktualitetZgjedhjet e 30 qershorit 2019/ Gjykata Kushtetuese i drejtohet Komisionit të Venecias...

Zgjedhjet e 30 qershorit 2019/ Gjykata Kushtetuese i drejtohet Komisionit të Venecias për vlefshmërinë

Gjykata Kushtetuese ka pezulluar gjykimin për padinë e Voltana Ademit për zgjedhjet e 30 qershorit. Ajo do i drejtohet Komisionit të Venecias për marrje vendimi.

Ditën e sotme nisi gjykimi për këtë çështje dhe fillimisht Kushtetuesja rrëzoi pezullimin e gjykimit apo dhe pushimin e çështjes.

Tashmë do të pritet verdikti i Komisionit të Venecias për zgjedhjet lokale të 30 qershorit. Dy vite më parë zgjedhjet lokale u mbajtën pavarësisht se opozita i bojkotoi.

Presidenti i Republikës, Ilir Meta e çdekretoi datën, por mazhoranca u fut në zgjedhje dhe fitoi në 61 bashki, edhe pse disa kryebashkiakë të PS u ‘dogjën’ nga dekriminalizimi.

Kuvendi inicioi një proces shkarkimi për Metën teksa iu drejtua edhe Komisionit të Venecias për dekretin e Metës. Në raportin final ‘Venecia’ konfirmonte se Meta kishte tejkaluar kompetencat, por jo se ai duhej fajësuar.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular