BallinaKronikeEMRAT/Masakra në Velipojë, arrestohet Hasan Ferracaku dhe nipi, të cilët mbetën të...

EMRAT/Masakra në Velipojë, arrestohet Hasan Ferracaku dhe nipi, të cilët mbetën të plagosur. Shpallen në kërkim edhe 3 djemtë e tij

Dy të plagosurit janë arrestuar, ndërsa tre vëllezër janë shpallur në kërkim në lidhje me vrasjen e 4 personave në Velipojë mbrëmjen e kaluar.

Mësohet se në pranga janë vënë shtetasit Hasan Ferracaku, i cili me dokumente njihet me mbiemrin  Verracaku dhe nipi i tij, 17-vjeçari Elmilind Dyli, të cilët ndodhen të plagosur në Spitalin e Traumës në Tiranë.

Ndërsa në kërkim janë shpallur tre djemtë e Hasan Ferracakut (Verracaku), Abedin Ferracaku, Shyqyri Ferracaku, dhe Besmir Ferracaku. 

Personat akuzohen për  “Vrasje në rrethana të tjera cilësuese, kundër dy ose më shumë personave” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”, në bashkëpunim.

Po ashtu policia thote se në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar dy armë zjarri pistoleta, njëra prej të cilave u gjet në vendngjarje, ndërsa tjetra u gjet gjatë kontrollit në hotelin e familjes Gocaj.

Njoftimi i policisë

Në vijim të veprimeve hetimore të kryera grupi i posaçëm hetimor, për zbardhjen e ngjarjes së ndodhur rreth orës 00:30, në Pulaj Plazh, Velipojë, ku si pasojë e një konflikti të çastit mbetën të vrarë me armë zjarri 4 shtetas dhe u plagosën 2 të tjerë, bazuar në provat e grumbulluara u arrestuan në flagrancë shtetasit:

H. V., 54 vjeç, lindur në fshatin Trush dhe banues në fshatin Pulaj, Velipojë, si dhe nipi i tij shtetasi E. D., 17 vjeç, lindur e banues në fshatin Guri i Zi, bashkia Shkodër, të cilët janë në Spitalin e Traumës në Tiranë, të dyshuar për kryerjen e veprave penale “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese, kundër dy ose më shumë personave” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”, në bashkëpunim.

Gjithashtu janë shpallur në kërkim shtetasit A. V., Sh. V. dhe B. V., vëllezër, banues në fshatin Pulaj, Velipojë, bashkia Shkodër, të dyshuar si bashkautorë në këtë ngjarje, për kryerjen e veprave penale “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese, kundër dy ose më shumë personave” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”, në bashkëpunim.

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar dy armë zjarri pistoleta, njëra prej të cilave u gjet në vendngjarje, ndërsa tjetra u gjet gjatë kontrollit në hotelin e familjes Gocaj.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë në konfliktin me armë.
Materialet procedurale do t’i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprime të mëtejshme.

NGJARJA KU U VRANE 4 PERSONAT

Një sherr që nisi për vendosjen e shezlongëve në hapësirën para hoteleve përfundoi në një tragjedi në Velipojë, ku pas përplasjes me armë katër persona mbetën të vdekur dhe dy të plagosur. Në konflikt me armë u përfshinë dy familje, ajo Ferracaku dhe Gocaj, hotelet e të cilëve ishin vendosur 50 metra pranë njëri-tjetrit.

Viktimat janë: biznesmeni Kujtim Ferracaku, 59-vjeç, babai i Arjan Ferracakut të ekzekutuar në Shkodër tre vite më parë. Të vrarë mbetën edhe vëllezërit Edmond Gocaj dhe Xhovan Gocaj si dhe shtetasi Myzerin Zeneli, 20 vjeç, i cili një ditë më parë kishte nisur punën si kamarier në plazhin e Velipojës.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular