BallinaAktualitet“Më ka fikur telefonin” zbardh mbledhjen tek “Petro Marko”, Rama lë porositë:...

“Më ka fikur telefonin” zbardh mbledhjen tek “Petro Marko”, Rama lë porositë: Nëse Leli nuk jep dorëheqjen…

Në Vlorë, vazhdon “telenovela” mes kryetarit të bashkisë së Vlorës, Dritan Leli dhe këshilltarëve bashkiak të Partisë Socialiste.

Sot prezent në Vlorë është edhe kryeministri Rama i cili në ”hakmarrje” kundrejt Lelit ka kërkuar mbledhje partie në teatrin ”Petro Marko” në Sallën ”Rilindja”.

Teatri u hap totalisht dhe mesa duket kryebashkiaku nuk ka guxuar t’i mbyllë derën kryeministrit i cili shkoi në Vlorë për mbledhje me strukturat.

Burime brenda mbledhjes kanë thënë për Ora News se Rama ka folur me tone të ashpra për Dritan Lelin duke thënë se ai nuk është zgjedhur në krye të Bashkisë, por është emëruar nga PS pasi nuk kishte kundërshtarë politikë.

Të njëjtat burime saktësojnë se Rama ka thënë se i kishte kërkuar Lelit të linte Bashkinë pasi po çalonte, dhe në parlament sipas Ramës, Leli do të kishte sukses, por ky i fundit e ka refuzuar këtë ofertë duke krijuar edhe krisjen mes tyre.

Rama ka thënë më tej se Leli i kishte fikur telefonin disa herë, ndërsa ka shtuar se nëse Leli nuk jep dorëheqjen socialistët duhet të punojnë që Vlora të ketë përfaqësim dinjitoz nga këshilltarët bashkiak.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular