BallinaKronikeFOTO/ Sherri prej mesditës, Ferracakët shkuan në hotelin e Gocajve dhe ndodhi...

FOTO/ Sherri prej mesditës, Ferracakët shkuan në hotelin e Gocajve dhe ndodhi masakra

Detaje të reja zbardhen nga masakra në Velipojë, ku u vranë 4 njerëz, pas një sherri të nisur për vendosjen e shezlloneve në plazh.

Mes familjes Ferracaku dhe Gocaj kishte nisur një konflikt prej mesditës së djeshme, i cili degjeneroi më pas në përdorimin e armëve nga të dyja palët.

Mësohet se Kujtim Ferracaku, së bashku me të vëllanë e tij, Hasan Ferracaku, pronar të hoteli ‘Fantazia’, kishte shkuar pranë hotelit Gocaj pas sherrit te mesdites dhe duket se mes palëve tonet e konfliktit kanë qenë të nxehta, dhe më pas situata ka degjeneruar në përdorimin e armëve.

Viktima të këtij konflikti kanë mbetur shtetasit Kujtim Ferracaku, 59 vjeç, Xhovani Gocaj, 25 vjeç, Edmond Gocaj, 38 vjeç dhe Myzerim Zeneli, 20 vjeç.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular