BallinaAktualitet“Gomar je ti”/ Konflikti për një rrugë mes fqinjëve degjeneron në fyerje

“Gomar je ti”/ Konflikti për një rrugë mes fqinjëve degjeneron në fyerje

Dy fqinj nga Berati, Krenari dhe Fatbardhi janë në një konflikt për rrugën. Rreth vitit 2006, Fatbardhi është shpërngulur në vendin ku jeton Krenari dhe ka në pronësi një pasuri të paluajtshme që ia ka blerë ish-vjehrrit të këtij të fundit.

Kjo ndërtesë është kufitare me ndërtesën e zotit Krenar dhe ai pretendon që i ka zënë rrugën e kalimit duke ndërtuar një mur me disa kolona. Ai i është drejtuar Gjykatës së Shkallës së Parë, ku ia rrëzuan padinë, më pas e çoi në Gjykatën e Apelit ku iu rikthye për rigjykim dhe e fitoi pjesërisht.

Ata sot janë përballur në rubrikën “Shihemi në gjyq” në Tv Klan, ku nuk kanë munguar as debatet me tone të ashpra.

Debati

Fatbardhi: Unë i kam të gjitha të dokumentuara.

Krenari: Ti po t’i kishe ato prona, nuk hapej ajo rrugë.

Fatbardhi: Rruga këtu, zonja Eni, vetëm është prishur 12.3 metër.

Eni Çobani: Ajo na intereson, rruga. Pra, për sa metra rrugë pretendon Krenari për kalim?

Fatbardhi: 36-40 metër, kur rruga ja ku është.

Krenari: Rruga më përket mua se është me disnivel vendi atje.

Fatbardhi: Është cituar në vendim “do të prishet muri rrethues i bllokut që është pa leje ndërtimi”.

Eni Çobani: Dhe është prishur.

Fatbardhi: Është prishur. Unë e kam apeluar.

Eni Çobani: Krenari lëviz aty apo jo?

Fatbardhi: Në momentin që ky mur është prishur, unë kam qenë në Kroaci me letra, portën që ishte jashtë vendimit donte ta hiqte përmbaruesja me forcë. Kam lënë punën, kam ardhur sipas thënies së saj që nëse nuk sillja një letër, do të hiqnin portën.

***

Eni Çobani: “Po s’u hoq dera” thotë Krenari dhe unë këtë dua të diskutoj tani me Krenarin, “unë nuk hyj”. Tani, çfarë mjeti keni ju që e keni provuar që nuk hyni dot? Ke mjet që hyn dhe del? Besoj që ke një mjet. Ka mjet zotëria, Bardhi?

Fatbardhi: Ka një mjet me katër këmbë.

Eni Çobani: Çfarë ka?

Fatbardhi: Ka një mjet me katër këmbë.

Eni Çobani: Me katër këmbë?

Fatbardhi: Një gomar.

Krenari: Po gomar je ti, si ai je.

Fatbardhi: Ja mjeti ku është te porta e këtij ka vajtur, nuk hyn në dhomë. Traktori është imi.

Krenari: Ekspertiza më ka nxjerrë pa rrugë.

Eni Çobani: Me çfarë i çon produktet në shtëpi?

Krenari: Furgoni nuk m’i sjell dot ullinjtë në shtëpi. Kam makinën e djalit, por e lë në rrugën kryesore.

Fatbardhi: Zoti Ardit, kjo porta këtu është hapur 48 orë që ka hedhur soletën ai (merr fotografinë e shtëpisë).

Ardit Gjebrea: Ma jep pak ta shoh dhe ta drejtojmë nga kamera. Për cilën portë po flasim, për këtë këtu?

Fatbardhi: Kjo është porta ime (tregon me gisht në fotografi). Është hapur 48 orë që është futur saurreli me zhavorr që ka hedhur soletën.

Ardit Gjebrea: Ku është shtëpia jote?

Fatbardhi: Kjo është.

Ardit Gjebrea: Kjo është shtëpia dhe kjo është porta. Kjo porta për çfarë e pengon zotërinë?

Fatbardhi: I zë veshët.

Fatkeqësisht, midis dy fqinjëve nuk u arrit një marrëveshje ndërmjetësimi dhe vetë Eni Çobani premtoi të merrej vetë me çështjen e tyre për të gjetur një zgjidhje./Tvklan

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular