BallinaAktualitet'Nevojë për të mbijetu...', gazetarja: Jetimi, sot viktimë jo e semundjes që...

‘Nevojë për të mbijetu…’, gazetarja: Jetimi, sot viktimë jo e semundjes që kishte, por e sëmundjes së shtetit

Ngjarja e rëndë e ndodhur në Shkodër ka sjellë reagime të shumta në rrjetet sociale nga persona publike por edhe nga njerëz të thjeshtë të cilët janë shokuar nga ky krim.

Edhe gazetarja Merisa Gjoni ka shkruajtur për krimin e rëndë ku humben jetën 4 persona gjatë natës së kaluar në Velipojë

“20 vjeçar! Jetim! Autik! Nevojë për të mbijetu me ato lek shezllonesh!”, shkruan ajo në një postim në facebook për të riun që sapo kishte nisur punën

“ Sot viktimë jo e semundjes që kishte, por e sëmundjes së shtetit! “, shkruan gazetarja

Ja postimi i plotë:

20 vjeçar!

Jetim!

Autik!

Nëvojë për të mbijetu me ato lek shezllonesh!

Sot viktimë jo e semundjes që kishte, por e sëmundjes së shtetit!

Ma ke thy zemren Eri, djali fjalpak që kaq shum tkan dasht tan!

Mbaj mend (të vetmen herë që të takova) te thash, ti je për personazh, e vetem qeshe!

E sot kur Ervin Gjini me kujtoi se viktima e Velipojes ishe ti, nuk më asht besu! Pushofsh në paqe engjell i vujtjeve!

Image

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular