BallinaSportHolanda i thotë lamtumirë Europianit, Çekia kualifikohet në çerekfinale

Holanda i thotë lamtumirë Europianit, Çekia kualifikohet në çerekfinale

Zhgënjim total i Holandës! Tulipanët e Frenk De Bur, janë eliminuar në fazën e 1/8-ave të Europianit nga Çekia, teksa u mposhtën me rezultatin 0-2, në sfidën e zhvilluar në “Pushkash Arena”.

Asnjë gjuajtje në portë nuk arriti të regjistronte kombëtarja holandeze në këtë takim, teksa në minutën e 55-të u tradhtuan nga De Ligt, që u ndëshkua me karton të kuq, për prekje të topit me dorë në mënyrë të qëllimshme.

Golat e Holesh dhe Shik në minutat 68-të dhe 80-të, çuan në delir tifozët çekë të pranishëm në tribunat e stadiumit të Budapestit. Për sa i përket fazës çerekfinale, Çekia do të përballet me Danimarkën, që ditën e djeshme eliminoi Uellsin me rezultatin 4-0.

FT: HOLANDË-ÇEKI 0-2

Holesh 68′, Shik 80′

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular