BallinaKryesorePushteti i përvetësuar padrejtësisht, kaos do prodhojë

Pushteti i përvetësuar padrejtësisht, kaos do prodhojë

Nga Orjola Pampuri

Edi Rama:
Trumbetove me të madhe një mandat për të cilin vure ne dispozicion të gjithë “armatën” e mundshme që kishe nga administrata, paratë e taksapaguesve, legalizime, shtepi tërmeti, leje ndërtimi, kontrata pune në administratë te përkohshme, gjithçka që kishe mundësi jashtë cdo kufiri të normalitetit, jashtë cdo perceptimi të një mendje normale, dole e trumbetove mandatin e tretë si një arritje të madhe të punës tënde si kryeministër, por ajo që mund të thuash për ty është që je vecse një dështim, po po një dështim pasojat e të cilit po i vuajnë ne kurriz njerëzit e ndershëm, hallexhinjtë, intelektualët e këtij vendi, të rinjtë, pra gjithkush që jeton, punon e mendon ndryshe nga ty dhe sëra jote. Është e pafalshme për ty, kjo që po i ndodh këtij vendi, ku kontrollin e kanë marrë bandat e “të fortët” me armë e grushte, dhe kjo falë teje, sepse drejtësia, e ndëshkimi, nuk egziston. Si nënë, si motër më dhëmbi shpirti për djalin 20 vjeçar që humbi jetën, në ditën që nisi të shpresonte që duke punuar do mund të mbijetonte. Po ç’dhembshuri ke ti! C’dhembshuri kanë ata që jetojnë duke shkatërruar jetët e të tjerëve? Dhe ti je njëri ndër ta. Lejove në këto 8 vite të lulëzojë krimi e droga, pandëshkueshmëria, dhe këtë pikërisht këtë e quan arritje! Mjer ky vend me ty, për aq kohë sa do e mbash peng vendin dhe atë karrige.
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular