BallinaKronike“E pyeta pse mbante atlete të shqyera”/ Tezja e 20-vjeçarit që u...

“E pyeta pse mbante atlete të shqyera”/ Tezja e 20-vjeçarit që u vra në Velipojë: Më tha i mbaj se…

spot_img
spot_img

Myzerim Zeneli humbi jetën mesnatën e 27 qershorit, pas sherrit për hapësirën e rërës në plazhin e Velipojës.

Për 20-vjeçarin ishte dita e parë e punës. Ndikuar nga gjendja e vështirë ekonomike, i riu detyrohej të punonte sa herë kishte mundësi.

Kushëriri i Myzerimit, Fejzi Zeneli rrëfeu për “Shqipëria live” se babai ka vdekur kur ai ishte i vogël, duke lënë dy djem jetim.
“Kanë qenë të varfër. I ati e ka lënë shumë të vogël. Nëna e tij ka pasur vetëm rrogën, si rrobalarëse në spital, me të cilin mbante tre vetë. Ka pasur dhe një pension të vogël, 50 mijë lekë të vjetra”, tregoi kushëriri.

Ndërsa tezja e 20-vjeçarit, mes lotëve kujton për karakterin e dashur dhe optimist të Myzerimit.
“Më kujtohet që e pyeta për një palë atlete të shqyera që mbante veshur. I thashë nuk ke të tjera?
Tha më pëlqejnë këto”, rrëfen ajo.

Konflikti që nisi mes Ferracakëve dhe Gocajve i mori jetën biznesmenit Kujtim Ferracaku, dy vëllezërve  Xhovani Gocaj, dhe Edmond Gocaj dhe 20-vjeçarit. Ndërsa të plagosur kanë mbetur Hasan Ferracaku dhe Elmilind Dyli.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular