BallinaAktualitetEnkelejda Muçaj lirohet nga detyra e Avokates së Shtetit, ja kush e...

Enkelejda Muçaj lirohet nga detyra e Avokates së Shtetit, ja kush e zëvendëson

Enkelejda Muçaj është liruar nga detyra e Avokates së Shtetit.

Vendimi është marrë nga Këshilli i Ministrave dhe është publikuar dhe në fletoren zyrtare. Mësohet se Muçaj është zëvendësuar nga Brunilda Lilo.

Muçaj u emërua në këtë detyrë me propozim të kryeministrit Edi Rama. Muçaj zëvendësoi Artur Metanin, pasi ky i fundit mori postin e kreut të Inspektorit të Lartë të Drejtësisë.

Vendimi

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 21, pika1, 26, pika 5, shkronja “a”, të ligjit nr. 10018, datë 13.11.2008, “Për Avokaturën e Shtetit”, të ndryshuar, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave

VENDOSI:

Enkelejda Muçaj lirohet nga detyra si Avokat i Përgjithshëm i Shtetit.

Brunilda Lilo emërohet Avokat i Përgjithshëm i Shtetit. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular