Një shpërthim i fuqishëm është regjistruar sot në mbrëmje në zonën e Kombinatit Metalurgjik në Elbasan.
Raportohet se shpërthimi ka alarmuar banorët e zonës për rreth.
Nga të dhënat paraprake, shpërthimi ka ndodhur në një kompani private gjatë përpunimit. Ai ka qenë i fuqishëm dhe është dëgjuar disa kilometra.
Ndërkaq, nuk raportohet për asnjë të lënduar.