Iraku sot dënoi sulmet ajrore të ushtrisë amerikane kundër caqeve të grupeve të milicisë së mbështetur nga Irani përgjatë kufirit Siri-Irak, ku si pasojë e këtyre sulmeve humbën jetën të paktën shtatë luftëtarë – duke nxitur një hakmarrje të paralajmëruar nga fraksioni i ushtrisë irakiane.
Nga ana tjetër, presidenti amerikan Joe Biden ka urdhëruar sulmet e dyta mbi grupet pro-iraniane, e ekspertët e sigurisë vlerësojnë se ky veprim mund të nxisë eskalim të marrëdhënieve mes Teheranit dhe Washingtonit, në kohën kur po punohet në ringjalljen e programit bërthamor iranian.
Dy objekte janë sulmuar në Siri, kurse i treti është bombarduar në Irak. Pentagoni ka njoftuar se grupe të ndryshme të përkrahura nga Kata’ib Hezbollah dhe Kata’ib Sayyid al-Shuhada (KSS) janë sulmuar.
Gjithashtu Pentagoni ka publikuar pamjet e sulmeve ajrore që janë kryer në orët e para të mëngjesit të sotëm. Caqet u goditën nga bombat 900 kilogramëshe që janë hedhur nga aeroplanët e forcave amerikane ajrore F-15 dhe F-16.
Kryeministri irakian, Mustafa al-Kadhemi, ka dënuar sulmet duke i cilësuar si “shkelje e papranueshme mbi sigurinë e Irakut”.