BallinaKronikeVIDEO+EMRI/ Nuk u punësua nga bashkia, 58-vjeçari kërcënon se do hidhet nga...

VIDEO+EMRI/ Nuk u punësua nga bashkia, 58-vjeçari kërcënon se do hidhet nga kulla

spot_img
spot_img

Një 58-vjeçar nga qyteti i Kuçovës ka hipur pak minuta më parë në një nga puset e naftës në Kuçovë dhe kërcënon se do të hidhet nga lart.

Nikollaq Bushi mësohet se i ishte premtuar një punë nga bashkia Kuçovë por prej disa muajsh nuk kishte gjetur zgjidhje.

Në zonë kanë shkuar forcat e policisë që po negociojnë për të zbritur 58-vjeçarin nga kulla metalike.

Policia e Kuçovës/ Informacion paraprak

Rreth orës 11:45 kemi marrë njoftim se shtetasi N.B., 58 vjeç, banues në lagjen 11 Janari, Kuçovë, ka hipur në një platformë metalike të pusit të naftës, duke pretenduar se do të hidhet, pasi nuk është sistemuar me punë nga Bashkia.

Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë dhe të Zjarrfikëses si dhe punonjësit e Bashkisë Kuçovë, të cilët po negociojnë me shtetasin N.B me qëllim zbritjen e tij.  

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular