BallinaAktualitetNjësoj si Bledi Çuçi/Krimet dhe aksidentet, Edi Rama: Nuk jam i shqetësuar...

Njësoj si Bledi Çuçi/Krimet dhe aksidentet, Edi Rama: Nuk jam i shqetësuar fare

Por njësoj si dje ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi, ai nuk pranoi asnjë përgjegjësi për atë që po ndodh.

Rama përsëriti se është i kënaqur me trendin e vrasjeve dhe aksidenteve në vend dhe vazhdoi justifikimin se policia nuk mund ta ndalojë një aksident, edhe pse i riu që ju mori jetën 4 familjeve ecte rrugëve me mbi 160 kilometra në orë, pa u shqetësuar nga policia rrugore.

Gjithashtu ai mohoi përgjegjësinë për ngjarjen e rëndë në Velipojë ku mbetën të vrarë 4 persona gjatë një përleshje të vërtetë me armë. Rama në vijim të deklaratave të Klosit gjithë fajin ja ka hedhur prokurorëve dhe gjyqtarëve dhe ka refuzuar që të mbajë sado pak përgjegjësi në emër të Policisë së Shtetit.

‘Unë nuk jam i shqetësuar në trendin në rritje të kriminalitetit dhe aksidenteve, sepse trendet shikohen përtej një ngjarjeje apo një aksidenti dhe janë krejt brenda një limiti që përcakton edhe shkallën se si kriminaliteti apo aksidentet ulen apo ngrihen.

Natyrisht që ngjarjet e ndodhura janë tronditëse, por për turistët mos keni merak. Atmosfera për të mos ardhur për shkak të situatës, është vetëm në ekran e jo në realitet.

1 apo 2 apo 3 ngjarje, tragjike, nuk përcaktojnë nivelin e sigurisë apo pasigurisë në vend. Që është bërë më keq se Covid, mund të thuhet, por është komplet jashtë realitetit.

Unë nuk e di se si policia mund të shmangë një aksident që është rezultat i ccmendurisë së një personi. Nuk e di se si policia mund të gjendet pas mesnate në një sherr mes dy fqinjëve’, tha Rama gjatë fjalës së tij.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular