Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazmend Bardhi, ka dalë në një reagim publik lidhur mbi kërcënimin që kryetari rilindas i bashkisë së Lezhës, I dalë nga zgjedhjet moniste të 30 qershorit 2019, Pjerin Ndreu, u ka bërë policëve që po kërkonin të zbatonin ligjin.
Bardhi shkruan se Ndreu duhet të ishte në burg për vjedhjen e zgjedhjeve, ndërkohë që ka ardhur koha që të marrë fund modeli i politikës së lidhur me krimin.
Pjerin Ndreu nuk duhet të jetë mbi ligjin, Pjerin Ndreu duhet jetë në burg sepse është i njëjti që në Dosjen 184 “fluturonte” mësuesit nga puna me urdhër partie dhe sot sulmon dhe fyen policinë. Deliri tij është produkt i paligjshmërisë mbi të cilën ngrihet pushteti i korruptuar i regjimit Rama-Doshi: Vjedhja e zgjedhjeve!
Ata nuk përfaqësojnë qytetarët, por interesat e krimit me të cilin masakrojnë zgjedhjet dhe vjedhin vullnetin e shumicës për ndryshim. Që arroganca ndaj qytetarëve dhe institucioneve të ndalojë, që ankthi dhe pasiguria të mos mbretërojnë në familjet shqiptare, du