BallinaTe tjeraDOKUMENTI/Si u arrestua Enver Hoxha duke shitur mish derri me krimba dhe...

DOKUMENTI/Si u arrestua Enver Hoxha duke shitur mish derri me krimba dhe djathë të prishur

Historiani Kastriot Dervishi ka publikuar një dokument te vitit 1940 ku shfaqet një raport i policisë së Tiranës për ndalimin e Enver Hoxhës.

Procesvervali original ka këtë përmbajtje :

Del DOKUMENTI/ Si u arrestua Enver Hoxha duke shitur mish derri me krimba dhe

Mbajtun me datë 7-8-940 ditën e Mërkurë ora 17.00 në Tiranë kundra të qojtunit Enver Hoxha I biri i Halitit lindun ……. Më 1905, banues në Tiranë. Me profesin Gj. Ushqimore për shkak se në Rruga H. Toptani, i deklaruar në ketravajtje pse iu gjetën 3 (tre) zampe (kamb derri) të prishuna me krymbe qi i kishte ekspozue për shitje si dhe 2 (dy) kutije me copë djathi të firmës Bell Paese të prishun me erë të keqe”.

Statusi i Kastriot Dervishit

Është përmendur shpesh se në dyqanin “Flora” (të marrë me qira nga familja Bakiu) shoku Enver shiste cigare dhe bënte “aktivitet revolucionar”. Në fakt dyqani ishte si ato të fshatit të kohës së mëvonshme, i shumëllojshëm në mallra.
Polic Sejfiu i Bashkisë së Tiranë, e nuhati këtë gjë. Në orën 17.00 të ditës së mërkurë, të datës 7.8.1940, pasi kontrolloi i vuri gjobë 5 franga shtetasit Enver Hoxha, me profesion “shitës gjanash ushqimore” sepse në dyqan iu gjetën 3 këmbë derri të prishura me krimba të ekspozuara për shitje dhe 2 kuti djathi të firmës “Bell pauese”, me erë të keqe. Gjoba është nënshkruar edhe nga inspektori komandant i policisë. I gjobituri nuk ka nënshkruar, por gjoba është paguar.
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular