BallinaKryesore“Pse s’më përshëndete”, burri nga Malisheva rreh gruan dhe e nxjerr jashtë...

“Pse s’më përshëndete”, burri nga Malisheva rreh gruan dhe e nxjerr jashtë bashkë me fëmijët

Një burrë në Malishevë është arrestuar pasi ka dhunuar gruan e tij sepse kjo e fundit nuk e ka përshëndetur.

Prokuroria Themelore në Gjakovë, ka bërë kërkesë në Gjykatën kompetente në Gjakovë, dega Malishevë, për caktimin e masës së paraburgimit, ndaj të pandehurit F.H., i akuzuar se ka kryer veprën penale “Lëndim i lehtë trupor”.

Prokuroria njofton se rasti ka ndodhur dje në fshatin Ngucat, Komuna e Malishevës, në shtëpinë e tyre të përbashkët, ku i pandehuri kthehet nga puna në gjendje të dehur me një bashkëfshatar, dhe menjëherë fillon ti bërtasë bashkëshortes, L.H., për shkak se kjo e fundit nuk e ka përshëndetur.

I revoltuar fillon e sulmon gruan duke e goditur me shuplaka e grushte në kokë, si dhe e ka nxjerrë jashtë shtëpisë së bashku me tre fëmijët, duke i shkaktuar kështu lëndime të lehta trupore.

“Gjithashtu, në të njëjtën datë dhe vend, i njëjti pasi e godet bashkëshorten, i shkakton lëndime trupore edhe viktimës së ndjeshme, vajzës së tij një (1) vjeçare E.H., duke e goditur atë me shuplaka në fytyrë.

Prokurori i rastit  ndaj të pandehurit F.H., ka bërë kërkesën për caktimin e paraburgimit në afat prej 30 ditësh, dhe i njëjti me urdhër të prokurorit gjendet në ndalim nga data 29 qershor 2021”, njofton prokuroria.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular