BallinaAktualitet"Largohuni"/ Skandal në plazhin e Sarandës, turisti me ngjyrë sulmohet fizikisht nga...

“Largohuni”/ Skandal në plazhin e Sarandës, turisti me ngjyrë sulmohet fizikisht nga dy djem të rinj (Video)

Kur jemi në kulmin e sezonit turistik, vendi ynë është përfshirë nga një sërë ngjarjesh aspak të mira porsa i përket tërheqjes së turistëve të huaj në vendin tonë.

Përveç ngjarjes së rëndë të Velipojës, apo sherrit në Livadh të Himarës mes pronarëve të një hoteli dhe disa pushuesve, në rrjet qarkullojnë herë pas herë video të ndryshme me skandale që ndodhin në plazhet shqiptare. Së fundmi, në rrjetet sociale ka qarkulluar një video nga qyteti i Sarandës ku duken dy djem të rinj shqiptarë, të cilët konfliktohen me një turist me ngjyrë.

Nuk dihen rrethanat apo arsyeja e kësaj përplasjeje mes tyre, por një gjë është e sigurt, që skena të tilla nuk duhet ti shohim aspak, aq më tepër tani që jemi në kulmin e sezonit turistik.

Nuk është hera e parë që në jug të Shqipërisë ata të hasen me probleme, duke filluar që nga pronaret e hoteleve e deri tek pushuesit e tjerë./Video e marrë nga Elsa Kallanxhiu

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular