BallinaAktualitetÇfarë e lidh Erion Veliajn me trafikantin e arrestuar në Kavajë?

Çfarë e lidh Erion Veliajn me trafikantin e arrestuar në Kavajë?

Pas publikimit të emrave të personave të arrestuar në kuadër të operacionit ‘Shpirti’, vëmendja shkoi me të drejtë te dy truprojat e Saimir Tahirit, ish-ministrit të Brendshëm të qeverisë së Edi Ramës.

Por ndërsa truprojat e Tahirit ishin njerëz të denoncuar publikisht prej vitesh si njerëz të lidhur me krimin dhe trafiqet, një tjetër personazh i familjeve mafioze në Kavajë duket sikur u la në hije.

Bëhet fjalë për drejtorin e Zyrës së Punës në Kavajë, Sajmir Kurti, i cili kete post e ka pasur ne kohen, kur Erion Veliaj ishte minister dhe kishte ne varesi zyrat e punes.

Image

Ky i fundit po ashtu ishte denoncuar vite me parë nga opozita shqiptare dhe ishte larguar nga posti i rimarrë sërish pasi plagosi tre persona.

Kurti është një eksponent i rëndësishëm i PS në Kavajë dhe njihet si mik i kryebashkiakut, Elvis Roshi, që vazhdon të ndikojë në këtë qytet.

Ajo që u mbajt larg syve të medias ishte fakti se Kurti ka qenë drejtues i PS. Në një foto të publikuar nga media, ai shfaqet në krah të kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj.

Kurti ishte larguar dhe më pas ishte rikthyer fuqishëm në Kavajë, ndërsa Erion Veliaj është investuar fuqishëm në fushatën e fundit në Kavajë.

Tani mbetet të sqarohet se cila është lidhja mes tyre, sidomos në një kohë kur po kryqëzohet ish-rivali i Veliajt për kreun e PS, Saimir Tahiri, kurse ai nuk po ngacmohet nga media.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular