BallinaKryesore‘Vogëlushët’ italianë që vrapojnë kundër belgëve ‘pleq’ që shënojnë

‘Vogëlushët’ italianë që vrapojnë kundër belgëve ‘pleq’ që shënojnë

Belgët janë të gjatë, të mëdhenj dhe më shumë ekspert, italianët janë më normal, por janë të rinjë dhe shumë atlet, sigurisht ka edhe përjashtime. Belgjika ka një moshë mesatare 30 vjeç, Italia 27.7, shifra dhe fakte këto sa për të krijuar një ide bazë që sheh përballë dy përfaqësuese shumë ndryshe, jo vetëm nga pikëpamja taktike.

Belgjika ka një grup që luajnë së bashku prej kohësh por sërish lojtari me më shumë ndeshje është Lukaku 98 ndërsa Italia ka një grup të ri por ka dhe një dyshe si Bonucci-Chiellini që vetëm të dy së bashku numërojnë 217 ndeshje. Mancini ka ndërtuar një ekip maratonakësh, në total kanë vrapuar 452 km në këtë “Euro2020” ndërsa Belgjika 407.

Jorginho është lojtari që ka vrapuar më shumë 46 km në katër ndeshje, shumë larg Spinazzolla dhe Meunier, dy lojtarët e krahëve kanë përshkruar 34 km. Spinazzola ka një armë tjetër më të fortë, është lojtari më i shpejtë i këtij evropiani me 33,8 km/h.

Italia

Italia në këtë “Euro2020” ka sjell një ekip ndryshe, një skuadër që sulmon më shumë, shënon më shumë, shkel më shumë në gjysmëfushën e kundërshtarit por ndryshe nga Belgjika, Mancinit i mungon një “bomber”, Immobile me 15 gola është më i miri, ndërsa Belgjika ka një lojtar si Lukaku me 63 gola me fanellën e Kombëtares.

 

 

Në total lojtarët që Martinez ka në dispozicion kanë shënuar 199 gola ndërsa të Mancinit 80. Ky është një diskutim, shifra dhe fakte që kanë vlerë deri në momentin që fillon ndeshja, aty pastaj është një histori e re e cila do të shkruhet pas përfundim të sfidës.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular