BallinaKronikeIsh-oficeri i antidrogës: Asnjë surprizë për emrat. Njërin prej tyre Tahiri e...

Ish-oficeri i antidrogës: Asnjë surprizë për emrat. Njërin prej tyre Tahiri e bëri drejtor në Vlorë

Ish-oficeri i antidrogës Dritan Zagani, personi i cili denoncoi për herë të parë përfshirjen e policisë së Vlorës në trafikun e kanabisit drejt Italisë, përmes një lidhjeje të drejtëpërdrejtë me FaxNeës, komentoi operacionin e titulluar “Shpirti”, të ndërrmarë ditën e sotme nga SPAK në bashkëpunim me autoritetet italiane, ku u lëshuan 38 urdhër-arreste mes të cilëve kishte prokurorë, zyrtarë të lartë policie dhe administratorë publikë.

Zagani u shpreh se nuk u surprizua nga asnjë nga emrat e arrestuar, pasi sipas tij s’kemi ç’të presim nga ky shtet për sa kohë mbahen në punë kolegët e inkriminuar të Saimir Tahirit.

Gjithashtu Zagani thekson se gjatë kohës që ishte pjesë e policisë e ka patur kontigjent kriminal një nga personat e arrestuar, ndërkohë që Saimir Tahiri i caktoi një rol drejtues në Vlorë asokohe.

“Nuk u surprizova për asnjë nga emrat që kam parë, ajo që më jep shpresë është që këto institucione të drejtësisë së re dhe hallka të vecata të policisë kanë dhënë ato rezultatet e para pavarësisht presionit politik.

Për çështjen e prokurorit Sota  nuk prononcohem dot pasi si qëndron e vërteta do e tregojnë hetimet.

U bënë 38 arrestime dhe nuk me surprizon një qark i tillë i mbyllur përderisa po mbahen akoma në punë kolegët e Sajmir Tahirit të inkriminuar dhe ne  skemi cfarë presim nga ky shtet.

Janë banda të trafikimit te marijuanës dhe i gjithë ky operacion është  i realizuar nga ndërkombëtarët, disa hallka janë nën mbikëqyrjen e tyre, duan apo sduan dhe e  kanë kryer mirë punën e tyre.

Zoti Tahiri nuk doli sot, ka 6 vite që flitet për implikimin e tij në çështje kriminale dhe do dalin vetëm prova përforcuese, pasi ne i kemi pas  provat indirekte Të gjithë e kanë ditur që ai ka formuar një bandë në Ministrinë e Brendshme, por problemi ishte të dokumentoheshin dhe ne nuk kemi pas mundësi ta bëjmë në këtë situatë politike.

Në një situatë ku politika komandon çdo gjë për interesat e saj, nuk mund të dokumentohen lehtë këto gjëra.

Një nga keta të arrestuarit unë  e kam pas kontingjent me letër si trafikant, me ardhjen e Sajmirit ne pushtet ai mori rol  drejtues ne Vlorë, morën pushtetin trafikantet, ne e kemi vullnetin  por skemi fuqi për të bërë shumë gjëra”, tha Zagani.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular