Ministria e Mbrojtjes së Rusisë njoftoi se ka vendosur nën vëzhgim fregatën italiane “Virginio Fasan” e cila ka hyrë në Detin e Zi.Në një deklaratë me shkrim Ministria ruse e Mbrojtjes bëri të ditur se fregata e flotës italiane ka hyrë sot në Detin e Zi. Në deklaratë thuhet se flota ruse në Detin e Zi ka vendosur nën vëzhgim manovrat që do të kryhen nga fregata “Virginio Fasan”.
Ndërkohë edhe Ministria e Mbrojtjes së Ukrainës ka bërë një deklaratë lidhur me stërvitjen e përbashkët ushtarake “Sea Breeze-2021” që vazhdon mes Ukrainës dhe SHBA-së në Detin e Zi.
“Ushtarët ukrainas po marrin trajnime me marinsat e Gjeorgjisë, Moldavisë dhe SHBA-së”, thuhet në deklaratën e ministrisë ukrainase në të cilën theksohet se “Në trajnimin taktik të kryer me 3 faza, janë zhvilluar punime për rrethim të ushtarëve, kurthet dhe marrjen nën kontroll të pikave kritike ushtarake”.