BallinaAktualitetGjykata e Lartë Amerikane ndahet për padinë e Shkëlzen Berishës

Gjykata e Lartë Amerikane ndahet për padinë e Shkëlzen Berishës

spot_img
spot_img

Gjykata e lartë amerikane u nda në lidhje me pranimin e padisë së Shkëlzen Berishës.

Ndonëse shumica vendosi të mos e merrte në shqyrtim atë duke respektuar një vendim të vitit 1964 në një lëvizje që bëri shumë bujë në mediat ndërkombëtare, dy gjykatës dolën me vendim pakice duke shprehur qartë kundershtinë e tyre me këtë vendim pasi nuk garantonte të drejtat e palës së dëmtuar nga shpifja

Standarti i vendosur në vitin 1964 kërkon që të dëmtuarit nga shpifja kur janë persona publik duhet jo vetëm të provojnë që gazetari ka shpifur, por dhe që e ka bërë këtë duke pasur si qëllim keqdashjen.

Dy anëtarë të Gjykatës së Lartë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës thanë se kjo gjykatë duhet të kishte marrë në shqyrtim padinë që shtetasi shqiptar Shkëlzen Berisha kishte bërë ndaj botuesit të librit ‘Armët dhe Djemtë’, Guy Lowson. Pavarësisht se Gjykata e Lartë vendosi me shumicë votash të mos pranonte padinë, gjyqtarët Clarence Thomas dhe Neil Gorsuch thanë se gjykata duhej ta kishte marrë në shqyrtim çështjen në mënyrë që të rishikonte sa mbrojtje ligjore duhet t’u jepeshin gazetarëve dhe botuesve në epokën e mediave sociale.

Në Librin ‘Armët dhe Djemtë’, autori Guy Lowson pretendonte se po tregonte historinë e vërtetë se si tre të rinj u bënë tregtarë ndërkombëtarë të armëve.

Ky libër u përpunua si skenar i filmit ‘Ëar Dog’, me protagonist Jonah Hill dhe Miles Teller.

Shkëlzen Berisha, djali i ish-kryeministrit të Shqipërisë, paditi autorin Guy Lawson për shpifje ne librin e tij.

Gjykatat e ulëta federale thanë se ngaqë Berisha ishte një figurë publike, atij iu kërkua të demonstronte jo vetëm që deklaratat ishin të rreme, por edhe se ato ishin bërë me keqdashje aktuale. Vendimet cituan çështjen e rëndësishme të epokës së të drejtave civile të Gjykatës së Lartë, New York Times kundër Sullivan.

Por gjyqtari Clarence Thomas ka shkruar më parë se gjykata duhet të rishikojë vendimin. Pikëpamjes se tij iu bashkua në këtë çështje edhe gjyqtari Gorsuch, i cili tha se peisazhi mediatik ka ndryshuar rrënjësisht që kur gjykata vendosi për çështjen Sullivan në 1964.

‘Sot çdokush në këtë vend dhe kudo në botë mund të publikojë virtualisht pothuajse çdo gjë për konsum të menjëhershëm’. ‘Të gjithë mbajnë një kuti sapuni në duar.’ tha gjyqtari Gorsuch.

Klima në vitet 1960, në të cilën relativisht pak organizata të medias së lajmeve respektuan standardet tradicionale gazetareske, ka ndryshuar.

Gorsuch gjithashtu theksoi se idetë rreth asaj se kush është një ‘figurë publike’ janë zhvendosur në mënyrë dramatike në vitet e fundit pasi media sociale lejon njerëzit të konsiderohen ‘të famshëm’ brenda natës.

‘Jo vetëm që doktrina është shndërruar në një subvencion për gënjeshtrat e botuara në një shkallë që askush me pare nuk e kishte imagjinuar, por po lë shumë më tepër njerëz pa dëmshpërblim nga se mund te ishte parashikuar me pare. shkroi Gorsuch.

Deklarata e Efraim Diverolit ku pranon se kishte gënjyer duke deklaruar se u takua me djalin e ish-kryeministrit Berisha:

ImageImageImage

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular