BallinaKryesoreItalia mahnit në fushë, ja të gjitha rekordet që ka vendosur në...

Italia mahnit në fushë, ja të gjitha rekordet që ka vendosur në Euro 2020

Italia vijon të mahnisë të gjithë me paraqitjet në Euro 2020. Axurrët e bënë këtë edhe ndaj Belgjikës. Dhe këtë e tregojnë shifrat dhe rekordet që vendosen axurrët në sfidën e fundit

Italia stabilizoi serinë më të gjatë të fitoreve, me 15 të tilla mes kualifikueseve dhe fazës finale të një Europiani. Plot 90 gola për Italinë e Roberto Mançinit, që tani ka arritur atë të Arrigo Sakit.

Goli i Lorenco Insinjes ishte i 11-ti për Italinë në këtë “Euro 2020”: rekord absolut për “Axurrët” në një Europian të vetëm, ndërsa herën e fundit që kanë shënuar më shumë në një kompeticion madhor ka qenë në Botërorin e 2006-ës (12). Por Italia mund ta arrijë ose thyejë këtë në ndeshjen gjysmëfinale.

Kombëtarja axurre ka shënuar 5 gola me mesfushorë: asnjë skuadër nuk ka bërë më mirë në këtë Europian. Ndërsa secili nga 6 golat e Nikolo Barelës me Italinë është shënuar në pjesën e parë.

 

 

Sfida ndaj Belgjikës ishte e 50-a e Çiro Imobiles me fanellën e kombëtares italiane, ndërsa e 100-a si titullar për Leonardo Bonuçin. Është lojtari i 8-të që arrin këtë kufi. Italia ka aktivizuar 25 lojtarë në këtë Evropian, si asnjë skuadër tjetër. Vetëm portieri i tretë Meret nuk ka marrë minuta.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular