BallinaAktualitetNdoqi hajdutin që tentoi t’i vidhte makinën dhe i theu brinjën, sulmuesi...

Ndoqi hajdutin që tentoi t’i vidhte makinën dhe i theu brinjën, sulmuesi i Italisë në telashe serioze

Ish-futbollisti i Milanit Stefan El Sharaui është në telashe serioze pasi akuzohet se ka dhunuar një hajdut që tentoi t’i vidhte makinën.

Episodi ka ndodhur në datën 12 shkurt dhe vetë hajduti ka paditur El Sharauin pasi pretendon se ky i fundit së bashku me shokët e tij i ka thyer brinjën dhe e ka dëmtuar në këmbë. El Sharaui ka vënë re një person që i ka thyer xhamin e “Lamborxhinit” dhe ka thirrur shokët e tij të cilët kanë ndjekur me vrap hajdutin, një kilien 35 vjeç. Më pas e kanë dhunuar në tokë deri s aka ardhur policia. Për këtë cështje reagoi dhe avokati i sulmuesit i cili u shpreh: “Unë jam i bindur që do të zgjidhet në mënyrën më të mirë të mundshme, do të rishikohet e gjithë dinamika e kësaj ngjarje”. PANORAMASPORT.AL

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular