BallinaKryesoreDokumentet dhe rregullat që duhen zbatuar/Mësuesit, del data e provimit për punësim

Dokumentet dhe rregullat që duhen zbatuar/Mësuesit, del data e provimit për punësim

Dy muajt e verës, korrik-gusht, nuk do të jenë edhe aq argëtues për mësuesit e papunë.

Pikërisht këtë periudhë, do të testohen dijet e tyre përmes një provimi që vendos nëse ata do të japin ose jo mësim përgjatë vitit të ri shkollor, me t’u liruar një vend bosh në profilin e zyrën arsimore ku ka aplikuar.

Është Qendra e Shërbimeve Arsimore ajo që njofton se testimet do të zhvillohen pas datës 21 korrik, ndërkohë që po punohet për hartimin e listës së mësuesve dhe kalendarin me datat sipas çdo profili.

Në pritje të tij, gjithë çfarë duhet të bëjnë mësuesit është puna me programet orientuese që gjenden në faqen e Institutit të Zhvillimit të Arsimit, si edhe njohja me paketën e rregullave (tabela përbri), mosrespektimi i të cilave i penalizon në konkursin për punë. Duhet theksuar, se portali nuk iu siguron të gjithë mësuesve punë, por pa kaluar përmes tij, asnjë nuk mund të futet në shkolla për të dhënë mësim.

Prej 2014-ës, rekrutimi i mësuesve bëhet përmes “Mësues për Shqipërinë”, i cili është futur edhe në ligj.

PROCEDURA E PUNËSIMIT

 

Çdo mësues që dëshiron të zërë një vend pune në shkollat publike të zonave arsimore ku ka aplikuar kalon në tri faza. Sapo ka përfunduar e para, dorëzimi i dosjes profesionale, hallkë të cilën nuk e kalojnë të gjithë, pasi nuk plotësojnë dosjen. Tanimë pritet testimi i informatizuar që përmban peshën kryesore të pikëve në renditjen për të zënë një vend pune (80%). Faza e tretë dhe finale vendos mësuesit e renditur në krye të herës në pozita më komode, ndërsa ata me rezultate më të ulëta, në ankth pritjeje, shpesh pa rezultat.

Portali ndërmjetësues i punësimeve “Mësues për Shqipërinë” njofton automatikisht të parin në listë me krijimin e një vendi të lirë në atë profil mësuesie. Në rast se nuk i përshtatet apo pëlqen ky pozicion ose edhe zona arsimore, më të mirëve u jepet mundësia të zgjedhin pafundësisht deri në sigurimin e vendit që dëshiron.

Një “e-mail” sinjalizon çdo herë, anashkalimi i të cilit merret si refuzim, ndërsa pohimi duhet të shoqërohet me një përgjigje për t’u paraqitur në shkollë brenda 24 orëve. Në të kundërt, ky “e-mail” i shkon të dytit në radhë. Ky test nuk është domosdoshmërish vetëm për mësuesit e papunë.

Në konkurrim mund të marrin pjesë edhe ata që janë tashmë në sistem, për të zënë një vend më të mirë pune. Pavarësisht rezultatit, ata kanë të drejtë të ruajnë vendin aktual të punës. Pas kërkesës së sindikatave, me udhëzimin e ri për punësimin e mësuesve, Ministria e Arsimit i ka dhënë më tepër peshë mësuesve me eksperiencë.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular