BallinaKryesoreAmbasadori i BE takon Lulzim Bashën, Soreca: Diskutim i gjatë në funksion...

Ambasadori i BE takon Lulzim Bashën, Soreca: Diskutim i gjatë në funksion të…. Opozita do të luajë një rol vendimtar

Ambasadori i Bashkimit Evropian në Tiranë Luigi Soreca ka takuar sot kreun e Partisë Demokratike Lulzim Basha.

Përmes një postimi në “Twitter” ambasadori Soreca thotë se pati një diskutim të gjatë me kryedemokratin, ku në fokus ka qenë situata aktuale politike pas zgjedhjeve të 25 prillit, integrimi i Shqipërisë në BE, si dhe Reforma në Drejtësi.

“Diskutim i gjatë sot mes ambasadorit të BE në Tiranë dhe kreut të PD, Lulzim Basha. Në funksion të legjislaturës së re, ku opozita do të luajë një rol vendimtar, ne shkëmbyem mendimet mbi situatën aktuale politike pas zgjedhjeve, integrimin në BE, median dhe Reformën në Drejtësi”, shkruan ambasadori Soreca.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular