BallinaSportGjyqtari rus masakron Vllazninë, humbje me dy penallti të dyshimta dhe 10...

Gjyqtari rus masakron Vllazninë, humbje me dy penallti të dyshimta dhe 10 kartonë. Shkodranët humbin 3-1

Vllaznia u mposht 3-1 në një ndeshje të kontestuar në Bosnje ndaj skuadrës vendase Siroki Brijek, ku gjyqtari rus i takimit nxorri plot 10 kartona të verdhë dhe një të kuq për skuadrën shqiptare.

Shkodranët u penalizuan në harkun kohor të 20 minutave të fundit të pjesës së parë, kur gjyqtari rus nxorri tre herë kartonin e verdhë për Krymin, Bulatoviç dhe Gurishtën dhe dha një 11-metërsh për vendasit. Kartoni nuk u kursye as në minutat e fundit të kësaj pjese, kur u ndëshkua Kaleziç për Vllazninë

Pjesa e dytë nisi ashtu si e para, me Vllazninë që nuk kishte përballë vetëm kundërshtarët, por edhe gjyqtarin e takimit. Në minutën e 52-të ai jep një tjetër penallti për skuadrën boshnjake, ndërsa Zogoviç ndëshkohet me të verdhë. Rezultati, 2 me 0 për vendasit.

Dhjetë minuta më vonë ndëshkohet për Vllazninë Dilaveri dhe më pas Djurdjeviç po për shkodranët në një aksion që pasoi golin e tretë për Siroki Brijeg. Dy minuta pas këtij aksioni kartoni i verdhë i tregohet da Silvas për Vllazninë dhe më pas e pëson Adili e Krymi që merr të dytin dhe lë fushën.

Megjithëse me 10 lojtarë në fushë dhe me një gjyqtar me kartonin e verdhë gati në dorë për Vllazninë, skuadra ja doli mbanë që të gjente golin në minutën e dytë të shtesës, duke mbajtur gjallë shpresat për kualifikim në ndeshjen e kthimit në këtë raund të Ligës së Konferencës, nëse fati e do që nuk do të ketë sërish kundër gjyqtarin. /

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular