Një sherr me sende të forta ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Orikum të Vlorës, mes dy pushuesve.
Shkak është bërë gërvishtja e makinës. Mësohet se dy pushuesit, pasi kanë debatuar me fjalë janë përplasur me sende të forta, aq sa kanë bërë për spital njëri-tjetrin.
Raportohet se dy të plagosurit janë transportuar për ndihmë mjekësore në spitalin e Vlorës
Policia po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.