FOTO/Irritohet aktorja e njohur: Më ngacmojnë djalin sepse vesh fustane!

0

Aktorja e njohur, Megan Fox ka deklaruar se djali i saj 8-vjeçar është bullizuar për shkak të veshtjeve që ai përdor. Ajo tha në një intervistë të fundit se fëmija i saj i madh, të cilin e ka me ish-bashkëshortin Brian Austin Green, është kritikuar nga “njerëz të këqij, të tmerrshëm dhe mizor”.

Sipas Megan, i biri dëgjon nga fëmijët e vegjël në shkollën e tij se: “Djemtë nuk veshin fustane “.

Sakaq, ajo ka folur më parë për mbështetjen e krijimtarisë së djalit të saj.

“Ndonjëherë, ai do të vishet vetë dhe atij i pëlqen të veshë fustane. Unë e dërgoj në një shkollë me të vërtetë liberale, por edhe atje në Kaliforni ende ekziston parimi ‘Djemtë nuk veshin rozë’”, tha Fox në “The Talk”.

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.