BallinaKronikeMbytja e 17-vjeçares në det, policia ndryshon akuzën për Indrit Bajraktarin

Mbytja e 17-vjeçares në det, policia ndryshon akuzën për Indrit Bajraktarin

spot_img
spot_img

Prokuroria e Shkodrës ndryshon akuzën ndaj Indrit Bajraktarit personin që akuzohej për mbytjen e 17-vjeçares një vit më parë në plazhin e Velipojës.

Mësohet se prokuroria e ka ndryshuar akuzën nga “Vrasje me dashje” në “Vrasje nga pakujdesia”. Gjithashtu është pushuar akuza “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës” për Indrit Bajraktarin.

Ngjarja ndodhi një vitë më parë ku dy të rinjtë ishin njohur në plazhin e Velipojës. E mitura u njoh me të riun, që ishte emigrant në Britaninë e Madhe dhe aty ai e ka ftuar që bënin një xhiro me motor uji, të marrë me qira

Dinamika e ngjarjes sipas policisë është se dy të rinjtë kanë qenë duke lundruar me shpejtësi dhe e reja ka rrëshqitur në ujë e më pas ka humbur ndjenjat. 25-vjeçari Bajraktari është frikësuar, dhe sipas policisë dhe hetime paraprake, dhe është larguar nga vendngjarja. Ndërsa policia gjeti në qafën e të miturës edhe çelësin e sigurisë së motorit të ujit.

E mitura ndodhej me pushime prej dy ditësh me familjen atje, ndërsa kishte mbushur 17 vjeç më 9 gusht të vitit të kaluar.

Një ditë pas ngjarjes së 20 gushtit 2020, Policia e Shkodrës arrestoi Indrit Bajraktarin sepse në trupin e të resë ishin gjetur shenja dhune. Kështu lindën dyshimet se mbytja e saj nuk ishte aksidentale, por e qëllimtë. Më pas u zbulua se E.Doda ishte futur në det bashkë me Indrit Bajraktarin me motor uji, por më pas nuk kishte dal dot më në breg.

Bajraktari dha dëshmi kontradiktore dhe u arrestua, duke u akuzuar se nuk i dha ndihmë të resë. Por ai u mbrojt duke deklaruar se për 40 minuta  kishte qenë pa ndenja në det. Fillimisht ai deklaroi se vajzën e kishte marrë xhaxhai ndaj kishte dalë i vetëm nga plazhi, ndërsa nuk e dinte se si kishte përfunduar në qafë e adoleshentes çelësi i motorit të ujit. Bajraktari më pas u mësua se ishte i martuar në Angli, ndërsa do të deklaronte se me vajzën e gjorë ishin njohur nga e motra e saj, që jetonte gjithashtu në shtetin ishullor.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular