BallinaKronikeEMRI/"Rrahu gruan për..."! Arrestohet burri i dhunshëm në Kurbin

EMRI/”Rrahu gruan për…”! Arrestohet burri i dhunshëm në Kurbin

Tre persona kanë hyrë në telashe me policinë e Kurbinit, pasi shkelje të ndryshme penale. Rasti i parë bën fjalë për dhunë në familje, ku u arrestua 38-vjecari Gjin Ndreca, banues në Kurbin, akuzohet se në banesë, ka ushtruar dhunë psikologjike dhe fizike për motive të dobëta, ndaj bashkëshortes së tij. Ndërkohë, policia ka nisur procedimin penal për shtetasit me inicialet D. M., banues në Tiranë dhe Gj. P., banues në Burrel.

Në aksin rrugor Rrubik-Rrëshen, punonjësit e Policisë të Njësisë Operacionale për Sigurinë e Autostradave kanë konstatuar një mjet tip kamion duke transportuar inerte, brenda orarit të kufizimit të lëvizjes në fundjavë. Pas kontrollit të dokumentacionit ka rezultuar se mjeti ishte pa dokumentacionin përkatës

Shtetasit e lartpërmendur kanë kundërshtuar punonjësit e Policisë dhe nuk i janë bindur urdhrit të tyre për masën administrative për shkeljet e konstatuara dhe për sekuestrimin e mjetit. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lezhë dhe Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kurbin, për veprime të mëtejshme.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular