BallinaKronikeSPAK shpall në kërkim NDËRKOMBËTAR dy shoqëruesit e Saimir Tahirit. Janë parë...

SPAK shpall në kërkim NDËRKOMBËTAR dy shoqëruesit e Saimir Tahirit. Janë parë në…

Dy shoqëruesit e ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri, ndaj të cilëve SPAK, ka ngritur akuzën e kultivimit dhe shitjes së lëndëve narkotike në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, janë shpallur në KËRKIM NDËRKOMBËTAR.

‘Faxweb’ raporton se Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar i ka dorëzuar Interpolit 2 mandatet e arrestit për Paul (Agustin) Dedën dhe Hekuran Markun, për dy ish-shoqëruesit të ministrit Tahiri, të cilët tashmë në sajë të operacionit “Shpirti”, u zbuluan për kultivimin dhe trafikimin e tonelatave drogë nga Shqipëria drejt Italisë.

Dy ish-efektivët Marku dhe Deda, janë larguar disa vite më parë në Spanjë, ndërkohë që sipas verifikimeve nga sistemi TIMS ky është destinacioni i fundit i tyre.

Sipas SPAK, Marku e Deda në bashkëpunim me Pingion, Eltjon Bregasi dhe italianët Silvio Sidella, Raffaele Addante, Guisepe Vispo, Alesio Ventrella kanë trafikuar 1016 kg lëndë narkotike nga Shqipëria drejt Italisë. Droga është kapur në Bari dhe kjo ngarkesë është bërë edhe shkaku i zbulimit të rrjetit me 80 persona, 28 prej të cilëve janë arrestuar në Shqipëri. Kanë qenë 4 të penduarit e drejtësisë Fiqiret Seferi, Ferhat Ajdini, Donial Drolli, Mariglen Shusha dhe Elton Hamza, që kanë treguar rrjetin e trafikut të drogës, mes tyre edhe prokurori Maksim Sota.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular