BallinaKronikeU shpërtheu bombola, ndërron jetë në Itali 19-vjeçarja nga Velipoja. Do të...

U shpërtheu bombola, ndërron jetë në Itali 19-vjeçarja nga Velipoja. Do të martohej në..

Ka ndërruar jetë një nga vajzat që u dogj nga shpërthimi i bombulës në Velipojë bashkë me nënën dhe dy motrat e saj.

Edhe pse është dërguar për kurim në Itali, 19-vjeçarja Daniela Gjoka nuk ia ka dalë dot të mbijetojë.

Disa ditë më parë, në Velipojë katër pjesëtarë të një familje janë plagosur rëndë nga shpërthimi i bombolës së gazit në hotelin e tyre.

Punonjësja e ambulancës, që ka mbërritur në vendngjarje, tregoi se gjendja e të lënduarve është shumë e rëndë, ndërsa ka shtuar se tre vajzat e reja dhe i mituri kanë pësuar djegie në 85-90% të trupit.

“Gjendja e të lënduarve është shumë, shumë e rëndë. Djegia 85-90%. Të gjithë janë një familje, në moshën prej 11 deri në 30 vjeçe, një fëmijë dhe tri gra. Janë nga Lezha dhe kanë ardhur te hoteli që kanë në Velipojë. Janë djegur nga bombola e gazit. Mbërritëm menjëherë policia, zjarrfikësi dhe ambulanca dhe i transportuam. Dy janë në Spitalin e Shkodrës, për dy të miturit pritet helikopteri, se janë në gjendje më të rëndë”, është shprehur punonjësja. Ne muajin gusht te ketij viti 19 vjeçarja kishte dasmen por endrra e saj u nderpre ne mes.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular