BallinaKryesoreE PLOTE/Të gjitha propozimet e Lulzim Bashës, ja ndryshimet e reja në...

E PLOTE/Të gjitha propozimet e Lulzim Bashës, ja ndryshimet e reja në statutin e PD

Zbardhen propozimet e kryedemokratit Lulzim Basha për ndyshime në statutin e partisë. Kujtojmë se këtë javë PD do të mbledhë Komisionin e Përhershëm Statutor, një ditë më pas, të enjten do të zhvillohet mbledhja e Kryesisë së Partisë ndërsa më 17 korrik, do të zhvillohet mbledhja e Kuvendit Kombëtar të PD-së.

Kreu i PD-së propozon një kryesi më të zgjeruar ku kryetari i Këshillit Kombëtar, të jetë anëtar i saj për shkak të funksionit që mban. “Është zgjeruar kryesia e partisë, duke përfshirë si anëtarë të saj për shkak të funksionit edhe kryetarin e Këshillit  Kombëtar; kryetarin e Bordit Financiar, kryetarin e Komisionit Zgjedhor dhe kryetarin e Komisionit të Apelimit, Integritetit  dhe Etikës. Gjithashtu, është shtuar rregulli që jo më pak se 30% e anëtarëve të zgjedhur të kryesisë t’i përkasin gjinisë më pak të përfaqësuar”, thuhet në propozimin e Bashës.

Në këtë funksion, Basha propozon që numri i sekretarëve të mos jetë i limituar, por të jetë  në dorën të kryetarit që të caktojë numrin që i duhet të tyre. “Është rikonceptuar Sekretariati Ekzekutiv i Partisë, duke hequr numrin limit të sekretarëve funksionalë në përbërje të  tij. Ky rregull është shtrirë edhe për degët e partisë”, propozon Basha.

Departamentet

Kryedemokrati propozon organizimin e Këshillit Kombëtar sipas departamenteve, të cilat do të përcaktohen sipas ndarjes që kanë dhe komisionet e përhershme të Kuvendit, të cilat do të trajtojnë çështjet sipas fushave të tyre, por që sipas Bashës ato do të jenë dhe në funksion këshillimor edhe për kryetarin dhe kryesinë e PD-së.

“Është rikonceptuar  mënyra e funksionimit të Këshillit Kombëtar, duke parashikuar që anëtarët e zgjedhur të Këshillit Kombëtar të organizohen në departamente të Këshillit Kombëtar që funksionojnë si strukturë këshillimore e kryesisë dhe kryetarit të PDSH-së, për çështje tematike. Departamentet e Këshillit Kombëtar  janë përgjegjëse për përgatitjen e platformave, opinioneve, strategjive dhe programeve sektoriale, të cilat shërbejnë për formulimin e programi elektoral, programit të qeverisjes dhe veprimtarinë politike të PDSH-së”, thuhet në propozimin e Bashës për Komisionin e Statutit.

Propozimet e Lulzim Bashës

1. Janë përfshirë si vlera që mbrohen, promovohen dhe nxiten nga Partia Demokratike, meritokracia dhe shanset e barabrata në punësim dhe karrierë, duke nxitur një administratë publike të qëndrueshme dhe profesionale; lufta ndaj korrupsionit dhe dhënia fund e fenomenit të pandëshkueshëmrisë; shkëputja e lidhjeve midis politikës dhe krimit të organizuar, përmes dekriminalizimit të plotë të jetës politike dhe publike, si dhe nxitja e një sistemi drejtesie të pavarur dhe të paanshëm, që i shërben vetëm qytetarëve dhe interesit publik.

2. Është zgjeruar koncepti i demokracisë së brendshme në parti edhe për përzgjedhjen e kandidatëve për pushtetin lokal, duke ngushtuar kompetencën që kishte Kryetari i Partisë në këtë drejtim. Në këtë menyrë, detyrimi për konsultimin e anëtarësisë është përfshirë edhe për kandidatet për pushtetin vendor, të cilët pas konsultimit me anëtarësinë do të propozohen nga: Kryetari i Partisë, caktohen nga Kryesia e PDSH-së dhe lista e plotë do të miratohet nga Keshilli. Kombëtar. Në këtë mënyrë është përfshirë në vendimmarrje, si organ ratifikues i listës, edhe Këshilli Kombëtar.

3. Është rikonceptuar Kryesia e Seksionit, e cila do të përbëhet nga Kryetari, Sekretari dhe Nënkryetari i Seksionit Kryetari i Seksionit zgjidhet nga anëtarët e seksionit sipas parimit “Një anëtar, Një votë Sekretari i Seksionit emërohet nga Kryetari i Degës. Nënkryetari i Seksionit emërohet nga Kryetari i Grupseksionit.

4. Është shtuar si strukturë vendore e partisë edhe Këshilli Koordinues i Qarkut, që drejtohet nga Drejtues Politik i Qarkut, që emërohet nga Kryetari i Partisë. Kjo do të jetë një strukturë e përhershme me përgjegjësi në organizimin elektoral dhe aksionet e veprimtaritë politike të PDSH në nivel qarku.

5. Është zgjeruar Kryesia e Degës së Partisë, ku do të përfshihen edhe anëtarët e Këshillit Kombetar të PDSH që kanë vendbanimin në Degë apo janë caktuar të mbulojnë Degën; si dhe vetëm për Degët qendër qarku, 7 (shtatë) anëtarë të zgjedhur nga Kuvendi i Degës.

6. Është rikonceptuar mënyra e funksionimit të Këshillit Kombëtar, duke parashikuar që anëtaret e zgjedhur të Këshillit Kombëtar të organizohen në Departamente të Keshillit Kombëtar, që funksionojnë si strukturë këshillimore e Kryesisë dhe kryetarit të PDSH-se, për çeshtje tematike. Departamentet e Këshillit Kombëtar janë përgjegjëse për përgatitjen e platformave, opinioneve, strategjive dhe programeve sektoriale, të cilat sherbejnë për formulimin e programit elektoral, programit të qeverisjes dhe veprimtarinë politike të PDSH-së

7. Është zgjeruar Kryesia e Partisë, duke përfshirë si anëtarë të saj për shkak të funksionit edhe Kryetarin e Keshillit Kombëtar, Kryetarin e Bordit Financiar, Kryetarin e Komisionit Zgjedhor dhe Kryetarin e Komisionit të Apelimit. Integritetit dhe Etikës. Gjithashtu është shtuar rregulli që jo me pak se 30% e anëtarë të zgjedhur të Kryesisë t’i përkasi gjinisë më pak të përfaqësuar.

8. Është rikonceptuar Sekretariati Ekzekutiv i Partisë, duke hequr numrin limit të sekretareve funksionalë në përbërje të tij Ky rregull është shtrirë edhe për Degët e Partisë

9. Është bashkuar në një komision të vetëm Komisioni i Apelimit dhe Komisioni i Integritetit dhe Etikes, duke njohur kompetencën për vlerësimin e kandidatëve dhe zbatimit të rregullave për dekriminalizimin dhe integritetin vetëm Komisionit të Vlerësimit të Kandidatëve.

10. Ështe riformatuar Komisioni i Përhershëm i Statutit, i cili është përgjegjës edhe për interpretimin e dispozitave të Statutit, Komisioni i Përhershëm i Statutit do të përbëhet nga 7 anëtarë titullarë dhe dy anëtarë ndihmës, që caktohen nga Kryesia e Partisë.

11. Është harmonizuar dhe thjeshtuar përmbajtja e Statutit aktual, duke rregulluar pasaktesitë apo duke hequr parashikimet që përsëriten në tekstin e tij, por pa prekur thelbin e parashikimeve statutore.

E  plotë:

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular