BallinaAktualitetZbardhet vendimi i SPAK/Rovena Voda mori ryshfet për të emëruar një punonjëse...

Zbardhet vendimi i SPAK/Rovena Voda mori ryshfet për të emëruar një punonjëse në shërbimin civile

SPAK ka zbardhur vendimin për ish-zv ministren e Brendshme Rovena Voda, për të cilën gjykata ka vendosur masën e sigurisë arrest shtëpie.

Sipas SPAK, Rovena Voda në cilësinë e zëvendës ministres në Ministrinë e Brendshme ka pranuar dhe ka marrë përfitime monetare dhe përfitime materiale të padrejta nga shtetaset Majlinda Hasani dhe Florida Beu.

Në njoftim thuhet se ish-numri dy i ministrisë së Brendshme ka marrë ryshfet për të favorizuar në mënyrë të padrejtës shtetasen Florida Beu në mënyrë që kjo e fundit të emërohej punonjëse në shërbimin civile në kategorinë ekzekutive.

Për këtë Gjykata ka vendosur masen e sigurise “arrest shtëpie” për Rovena Voden, Majlinda Hasanin dhe Florida Beu.

“Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Tiranë ka zhvilluar hetime në kuadër të procedimit penal që bën fjalë për veprën penale “Ushtrim i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, e kryer në bashkëpunim, si dhe për veprën penale “Ushtrim i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”.

Nga veprimet hetimore të kryera për këtë procedim penal në bashkëpunim me policinë gjyqësore të Drejtorisë së Policisë së Shtetit, janë siguruar dhe janë mbledhur prova konkrete, nga të cilat janë krijuar dyshime të arsyeshme se shtetasja Rovena Voda, në cilësinë e zëvendës ministres në Ministrinë e Brendshme ka pranuar dhe ka marrë përfitime monetare dhe përfitime materiale të padrejta nga shtetaset Majlinda Hasani dhe Florida Beu.

Përfitimet monetare dhe materiale të padrejta në këtë rast janë dhënë dhe janë pranuar me qëllim që shtetasja Rovena Voda të ushtronte ndikim të paligjshëm te persona të tjerë që ushtrojnë funksione publike, për të favorizuar në mënyrë të padrejtës shtetasen Florida Beu në mënyrë që kjo e fundit të emërohej punonjëse në shërbimin civile në kategorinë ekzekutive”, thuhet ne njoftim

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular