BallinaKronikePërleshja e përgjakshme mes shqiptarëve në Greqi, 27-vjeçari u vra për para

Përleshja e përgjakshme mes shqiptarëve në Greqi, 27-vjeçari u vra për para

Autoritetet greke kanë dhënë të tjera detaje lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e të hënës në Mykonos në Greqi, ku mbeti i vrarë një i ri shqiptar.

Sipas mediave greke, 27-vjeçari punonte në ndërtim, ndërsa dyshohet se është vrarë pas një sherri për shkak të mosmarrëveshjeve për lekët.

Nga hetimet dhe dëshmitë e pesë të arrestuarve mësohet se kanë qenë 12 shqiptarët që kishin lënë një takim për t’u sqaruar në Mykonos, por shumë shpejt situate u nxeh dhe gjithçka agravoi në dhunë.

Nga përleshja, i riu shqiptar u godit me thikë në zemër dhe ndërroi jetë në vend. Ai kishte disa muaj në Mykonos, ku qëndronte pa dokumente. Autoritetet greke vazhdojnë hetimet për zbardhjen e ngjarjes.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular