BallinaAktualitetIna Zhupa: PD i ka denoncuar tenderat, SPAK me vonesë, maja e...

Ina Zhupa: PD i ka denoncuar tenderat, SPAK me vonesë, maja e korrupsionit Rama dhe ministrat

Në një intervistë për Ora News, deputetja e dalë nga 25 prilli, Ina Zhupa u shpreh se është gjë e mirë që SPAK-u po lëviz, edhe pse me vonesë.

Sipas saj, janë vetë ministrat dhe kryeministri që kanë ngritur një sistem të tillë me tenderave, ku 1 në 3 të tillë jepen pa garë.

Zhupa: Është gjë e mirë që ka nisur puna e SPAK-ut edhe pse me peshq të vegjël. Duhet që të vazhdojmë me hetimet që të kapen kokat e mëdha të këtyre aferave. Janë vetë ministrat dhe kryeministri që kanë ngritur janë sistem të tillë me tenderave. 1 në 3 tendera në vend jepen pa garë. Të mos harrojmë që i gjithë pushteti vendor është emëruar nga vetë Edi Rama. Ne kemi denoncuar në mënyrë të vazhdueshme punësimet partiake që janë bërë edhe në kuadër të fushatë elektorale apo kundrejt pagesave. Sigurisht që nuk ka njeri në vend që e beson se rasti i zonjës Voda është i vetmi që ka ndodhur në vend.

Ne si PD kemi qenë të parët që e kemi denoncuar me prova tenderin e uniformave të policisë. Madje sekretari i përgjithshëm i ministrisë së Brendshme, Plarent Ndreca na ka kallëzuar për shpifje lidhur me këtë tender, ndërsa tani del dhe thotë se nuk ka pasur dijeni. Edhe ministri thotë se nuk ka dijeni. Nëse nuk kanë pasur dijeni, nuk kishin se si të na thonin se po shpifnim. Shpresoj që ky hetim të çohet deri në fund dhe të shkojë deri në majën e korrupsionin, sepse nuk jep 22 milionë euro vetëm me firmën e disa zyrtarëve të prokurimeve

Zhupa shtoi se nëse dosjeve dhe çështjeve që janë çuar në SPAK nga PD u shkohet deri në fund, atëherë do të mbërrimë deri te kryeministria dhe te titullarët e këtyre institucioneve.

Zhupa: Nëse dosjeve dhe çështjeve që ne kemi çuar në SPAK u shkohet deri në fund, atëherë do të mbërrimë deri te kryeministria dhe te titullarët e këtyre institucioneve. Në Shqipëri është arritur deri aty që janë miratuar 9 ligje të posaçme për miq dhe oligarkë të veçantë pranë qeverisë. Kur arrihet të falsifikohet edhe firma e sekretarit të shtetit të Delaware-it për të vjedhur 20 milionë euro për 1 kilometra rrugë apo kur bëhen kontrata në kohë pandemia me produkte 4 herë më të shtrenjta se tregu. Prandaj SPAK-u duhet të hetojë këto çështje që kanë marrë para nga xhepat e shqiptarëve. Ky është sistemi që ka ngritur vetë Edi Rama që i ka shërbyer edhe për të bërë masakrën e 25 prillit.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular