BallinaKronike“300 mijë lekë arka, është peshk deti i shtrenjtë”, SPAK zbardh dinamikën...

“300 mijë lekë arka, është peshk deti i shtrenjtë”, SPAK zbardh dinamikën nga takimet deri tek restoranti në Durrës. Voda filmohet duke marrë ryshfetin

Zbardhen detaje të tjera nga dosja hetimore në ngarkim të ish-zv. Ministres së Brendshme Rovena Voda dhe përgjimet që e fundosën. Bëhet fjalë për rryshfetet që ajo ka marrë në këmbim të një vendi pune në ministri.

Siç është publikuar edhe më parë, ministrja mori një arkë peshku nga shtetësja Florida Beu. Ndërsa nga përgjimet e bisedave me avokaten Majlinda Hasani, Beu thotë se arka me peshk është e kushtueshme pasi është peshk deti.

Ajo thotë se një arkë me peshk kushton 300 mijë lekë të vjetra. Ndërkohë Majlinda Hasani e porosit Floridën që në fillim të marrë detyrën dhe më pas të japë dhuratat.

PJESË NGA PËRGJIMET E PROKURORISË:

Majlinda Hasani zhvillohet biseda me përmbajtje si më poshtë:

Florida: Hej po sikur ti sajojmë ato lekët ne se unë kam këtu gjashtëqind dollar këtu thyjmë i bëjmë lek shqiptare.

Majlinda: E he

Florida: Shikojmë njëherë sa bên ai samsungu që tha kjo se aq janë ato te tetëqind, nëntëqind, pse ta mar me kredi unë, se kismet në fund jave Gerti ishalla me sjell nai një mishe ti heq vetë unë që t’ja jap këtij.

Majlinda: Prit njehere.

Florida: T’ja heq se ato për tu dhonë janë, të rri e qetë pastaj.

Majlinda: Goce prit njëherë ato do jepen kur të fillosh punë të kalosh provimin dhe te emerohesh dakortë.

Florida: Puna është t’ja japësh para se të mbaroj puna ajo se pastaj thotë do hedhi lumin kjo të q.. kalin.

Majlinda: Jo, jo do ja them unë e di ajo po e thashe une ka vdek ajo punë edhe po se dhe ti e di ajo ja jap nga xhepi im unë.

Florida: A janë për tu dhëne, a do e bëj ajo, ajo do e bej që do e bej.

Majlinda: Prit njeherë, ta bej nuk jepen të gjitha për njëherë, telefonin për “Tete Mars”, ishte shume tha ajo e degjove, e degjove dhe per peshkun që i thashë unë, peshk deti të shtrenjte.

Florida: E degjova, ai me te verete se nje arke që do i cojmë ne do i them vëllait t’ja bej tamam i shkon te treqind mije lek pse ca kujton ti se është lirë.

Më datën 28.02.2020, ora 18:01:41 midis shtetasve Florida Beu dhe shtetases Majlinda Hasani zhvillohet biseda me përmbajtje si më poshtë:

Florida: Unë të thashë ty do na duhet mos ta lejmë kështu, he kur të bësh punën se sai dhamë një mishen shkoj me vrap ajo atje.

Majlinda: Shume keni dhënë.

Florida: Kështu që prandaj thashë unë.

Majlinda: E… te “Rogner ”

Florida: Telefonin e du tha ajo nuk dua iPhone, dua këtë”. Majlinda: S’du me Albanën tha.

Florida: Edhe Albanes jo tha vetëm me mua me demek mi jepni mua ato deshet me i dhënë Albanës.

Majlinda: Ne rregull, i thashe une neve ty duam ti japim.

Florida: Ajo e tha troç.

Majlinda: Edhe arkën e peshkut do ja cojmë.

Florida: Po, dy, jo nje.

TAKIMET NË MINISTRI DHE NË RESTORANTIN NË DURRËS

Nga hetimet e SPAK, rezulton se Rovena Voda ka takuar Florida Beun dhe Majlinda Hasanin në ministri. Më pas ajo është takuar me Floridën në një restorant në Durrës ku është filmuar duke marrë ryshfet një aparat celular.

“Nga të dhënat më sipër jepet njoftimi se në datën 26.02.2020, shtetaset nën hetim Florida Beu dhe Majlinda Hasani kanë biseduar me njëra tjetrën duke thënë se tashmë Rovena përgjigjet menjëherë në telefon ndërsa më parë përgjigjej pas dy-tre ditësh, se kanë bërë mirë që kanë kryer veprimin e mësipërm, se duhet ta kishin bërë më përpara, se “leku e hedh ujin përpjetë”. Florida Beu ka shpjeguar se ajo paska dashur “dy” dhe jo “nje”.

Në datën 27.02.2020, shtetaset Florida Beu dhe Majlinda Hasani bisedojnë sërish dhe bien dakort që ti thonë shtetases Rovena Voda se “nuk do ta lejmë me kaq”, se do ti japin edhe një aparat telefoni celular si dhe përfitime të tjera. Ndërsa në datën 28.02.2020, shtetaset Florida Beu dhe Majlinda Hasani janë takuar sërish me shtetasen Rovena Voda në institucionin e Ministrisë së Brendshme, konfirmuar ky fakt proces verbalin e vëzhgimit të kryer, si dhe me këqyrjen e dokumentit “libri i hyrjes dhe daljes për qytetarët në institucion”. Takimi është zhvilluar në intervalin kohor 15:50-17:19. Në datën 06.03.2020, rreth orës 17:16, shtetaset Florida Beu dhe Majlinda Hasani janë takuar me shtetasen Rovena Voda. Takimi është zhvilluar në lokalin me emrin “S.”, ndodhur në Durrës.

Në funksion të hetimeve janë administruar pamjet filmike të lokalit të mësipërm dhe është kryer këqyrja e pamjeve filmike të administruara. Nga këqyrja e kryer rezulton se takimi është zhvilluar në intervalin kohor 17:16-17:39. Në këtë takim shtetasja/ e hetuara Majlinda Hasani nxjerr një kuti nga çanta e shtetases Florida Beu dhe ia jep shtetases Rovena Voda. Shtetasja Majlinda Hasani nxjerr nga kutia një aparat telefoni celular dhe ia tregon shtetases Rovena Voda, e cila e merr në dorë dhe e shikon për disa sekonda. Më pas shtetasja Majlinda Hasani e fut përsëri në kuti aparatin e telefonit celular dhe e vendos kutinë mbi tavolinë. Në përfundim të takimit shtetasja Rovena Voda e merr kutinë së bashku me aparatin e telefonit celular e fut në çantën e saj personale dhe largohet nga tavolina.

Pasi dalin nga lokali shtetaset Florida Beu dhe Majlinda Hasani, së bashku me shtetasen Rovena Voda, hipin në automjetin e markës Toyota me targa MB276AA, që përdorej nga shtetasja Rovena Voda, e që drejtohej nga shoferi saj. Automjeti më pas ka hyrë në orën 17:47 brenda në territorin e portit në Durrës dhe ka dalë prej andej në orën 17:48. Sipas përgjimeve të kryera personat e mësipërm kanë shkuar për të marrë në automjet një arkë me peshk që ia ka dhënë po shtetasja Florida Beu, (nga të dhëna të përftuara nga përgjime Florida Beu pohon se familja e saj ka anije peshkimi). Në përfundim të këtyre veprimeve shtetasja Florida Beu është shprehur se është treguar korrekte me Rovenën.
Nga të dhënat e përftuara nga bisedat e përgjuara midis të bashkehetuara, Florida Beu dhe Majlinda Hasani, si dhe familjarëve të saj, janë përftuar të dhëna që njoftojnë se e hetuara Rovna Voda, mori nga e hetuara Florida Beu shumën 1000 euro, si dhe përfitime të tjera të paligjshme për të ushtruar ndikim, me qëllim favorizimin e shtetases Florida Beu për tu punësuar dhe për tu pranuar në shërbimin civil. Këto të dhëna janë në harmoni dhe në përputhje të plotë me vëzhgimet e kryera, me pamjet filmike të administruara, me kronologjinë e ngjarjeve dhe veprimet e këtyre nga ana e këtyre shtetaseve.

Nga hetimet e kryera del qartë fakti se përfitimet e parregullta të mësipërme janë dhënë me qëllim për të favorizuar shtetasen Florida Beu për tu punësuar dhe për tu pranuar në shërbimin civil. Ne funksion të hetimeve për të saktësuar se cilat kanë qenë kompetencat konkrete të shtetases Rovena Voda në cilësinë e Zëvendës Ministres së Brendshme.
Kështu me urdhërin e Ministrit të Brendshëm nr.03, datë 05.01.2018, janë parashikuar kompetencat konkrete të secilit prej Zëvendës Ministrave të Brendshëm, por nuk konstatohet se shtetasja Rovena Voda të ketë pasur kompetenca konkrete për të vendosur mbi pranimin/emërimin e punonjësve të shërbimit civil. Me urdhërin e Ministrit të Brendshëm nr.03, datë 05.01.2018, janë parashikuar kompetencat konkrete të secilit prej Zv/Ministrave të Brendshëm, por nuk konstatohet se shtetasja Rovena
Voda të ketë pasur kompetenca konkrete për të vendosur mbi pranimin/emërimin e punonjësve të shërbimit civil” – thuhet ne dosjen hetimore. Panorama.al

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular