BallinaKronikeGazetari hedh akuzën e fortë: Kur u arrestua Fatos Tushe ishte në...

Gazetari hedh akuzën e fortë: Kur u arrestua Fatos Tushe ishte në shoqërinë e një prokurori të njohur, SPAK e fshehu

Gazetari Elton Qyno ka hedhur një akuzë të fortë në rrjetet sociale, ku thotë se në zyrën e kryebashkiakut të Lushnjes Fatos Tushe, në ditën e arrestimit është gjetur një prokuror, ndërsa ky detaj është mbajtur i fshehtë nga SPAK.

Sipas Qynos, Policia me urdhër të SPAK nuk e ka shoqëruar prokurorin, i cili njihet për miqësitë e tij me Tushen e arrestuar për një tender kanali vaditës

Postimi i plotë i Qynos:

Aksioni i kryer javën e kaluar në qytetin e Lushnjës, ku SPAK-u vuri përpara, zyrtarë të komisioneve të tenderave, dy biznesmenë dhe një kryetar Bashkie si Fatos Tushe, ka kapur dhe një detaj domethënës.

Ky detaj domethënës si çdo herë, nuk është bërë publik nga ana e SPAK-ut, se ashtu i intereson, duke e përdorur me vonë sipas situatës ose duke mos e përdorur fare në vazhdim. Por e mban në atë koshin e dosjeve të tij.

Ashtu si çështja e Rovena Vodës, që fakti ishte dokumentuar në muajin shkurt 2020, SPAK-u ndërhyn dhe bën goditjen, pikërisht në muajin korrik 2021. Thuajse 1 vite e gjysëm pas kryerjes së veprës penale.

Tani se kush e ka penguar SPAK-un të ndërhynte dhe ndalonte këto tre gratë, një zot e di. Por me sa duket prokurorët e SPAK, kanë pritur kohën e mjaftueshme që zv/ministria e Brendshme, të hajë të gjithë arkën me peshk të egër, që ia mori biznesmenes së peshkimit Florida Beu, dhe më pas kanë vepruar, duke i izoluar në “arrest shtëpie”.

E njëjta situatë ka ndodhur dhe në aksionin e Lushnjës. Gjatë kontrollit të oficerëve të policisë, është gjetur në zyrën e kryebashkiakut të Lushnjës Fatos Tushe, dhe një person tjetër.

Ky person është një prokuror i rëndësishëm i qytetit të Lushnjës, të cilin SPAK-u, e kapi gafil brenda në zyrën e kryebashkiakut Fatos Tushe. Në atë orar, prokurori duhet të ishte ose në zyrën e tij, ose në sallën e gjyqit. Po ja që çuditërisht paskash qënë në zyrën e kryebashkiakut Tushe, duke pritur oficerët e policisë.

Sipas informacioneve prokurori në atë zyrë, nuk ishte as për punë dhe as për ti paraprirë aksionit të SPAK-ut, në mënyrë që ta arrestonte i pari Tushen. Por mendohet se ka qënë për punë personale për punë miqësie.

Efektivët e policisë kanë konstatuar “Firmën 2K”, brenda në zyrë. Ku njëri është arrestuar tjetri ka mbetur në prezencë të policëve si i shastisur. Mësohet se me urdhër të drejtuesve të SPAK-ut, policia nuk e ka shoqëruar në komisariat prokurorin e rëndësishëm, por besohet se i ka sekuestruar aparatet telefonike.

Për këtë fakt, SPAK-u dhe Prokuroria e Përgjithshme, është kujdesuar me imtësi që të mos dali asnjë detaj në media. Jam interesuar disa herë për këtë fakt, por SPAK, thotë se këto informacione dhe ky detaj i “Firmës 2K”, s’duhet të ndahet me publikun e gjerë.

Por sot është si zamet të rruash informacionin. Edhe pse SPAK-u ka nja dy vjet që ka mbyllur dyer e dritare për qytetarët dhe gazetarët, sërisht ka shumë vrima. Është si “kullonjëse makaronash” që ka rrjedhje të madhe informacioni.

Kjo për faktin se zyrtarët e arrestuar së fundmi dhe ata zyrtarë që do arrestohen në vijim, e dinë 3 apo 4 muaj para që do ndalohen. Ashtu siç e dinte dhe Rovena Voda, ashtu siç e dinte Edlira Naqellari dhe zyrtarët e bashkisë së Lushnjës.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular