BallinaKronikeNën hetim për shpërdorim detyre, gjykata e Tiranës vendos detyrim paraqitje për...

Nën hetim për shpërdorim detyre, gjykata e Tiranës vendos detyrim paraqitje për kreun e IMT…

Gjykata e Tiranës ka caktuar masën e sigurisë “detyrim për paraqitje” kreun e IMT Bashkia Tiranë, Mariglen Qaton.

Gazetarja Klodiana Lala raportoi për “BalkanWeb” se Qato është nën hetim për akuzën e shpërdorimit të detyrës kryer në bashkëpunim, ndërkohë që Prokuroria kishte kërkuar masë sigurie arrest me burg.

Po kështu gjykata ka vendosur detyrim paraqitje edhe për inspektorët e IMT, Adrian Caushaj dhe Leandro Lamani, me të njëjtën akuzë për shpërdorim detyre në bashkëpunim.

Për arkitektin K.B. është caktuar masa e sigurisë “arrest shtëpie”. Qato dhe inspektorët e IMT akuzohen se kanë lejuar një ndërtim pa leje.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular