BallinaKryesorePatronazhistët/Pas mbledhjes së nënshkrimeve në Tiranë dhe Kamëz, kërkesa: Të fshihen nga...

Patronazhistët/Pas mbledhjes së nënshkrimeve në Tiranë dhe Kamëz, kërkesa: Të fshihen nga telefonat e kompjuterët e socialistëve

Disa qytetarë të Tiranës së bashku me organizatën rinore GUXO kanë depozituar një kërkesë tek Komisioneri për Mbrojtjen e të Dhënave lidhur me punën e Patronazhistëve të PS-së.

Ata kërkojnë konstatim të paligjshmërisë të mbledhjes dhe përpunimit të të dhënave personale nga Partia Socialiste.

Një tjetër kërkesë e tyre është fshirja e çdo të dhëne personale nga serverat, kompjuterët dhe telefonat e Partisë Socialiste si dhe ndëshkimin e tyre.

Organizata GUXO thotë se ky është hapi i parë ligjor pas mbledhjes së nënshkrimeve të qytetarëve.

Postimi i plotë i GUXO:

162 qytetarë të Qarkut të Tiranës, përfaqësuar nga organizata rinore GUXO, kanë depozituar sot një kërkesë pranë Komisionerit për Mbrojtjen e të Dhënave, në të cilën kërkojnë: (i) konstatimin e paligjshmërisë së mbledhjes, përpunimit dhe publikimit të të dhënave personale nga Partia Socialiste; (ii) fshirjen e cdo të dhëne personale nga serverat, kompjuterët, telefonat dhe cdo pajisje tjetër elektronike e PS-së; dhe (iii) ndëshkimin me sanksione administrative të PS-së.

Ky hap i parë ligjor vjen pas procesit të mbledhjes së nënshkrimeve që GUXO ka kryer përgjatë muajit Maj në bashkitë Tiranë dhe Kamëz, me grupet e saj të vullnetarëve. Javës tjetër do të njoftoheni për hapat e ardhshëm ligjorë që do të ndërmarrim. Të rinjtë e konsiderojnë të papranueshme që të dhënat e tyre të mblidhen, përpunohen dhe publikohen në paligjshmëri për interesat elektorale të Partisë Socialiste apo cilësdo parti tjetër politike.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular