BallinaKronike“Pse nuk dole?”- Njerka tregon letrën që gjeti në oborr ditën që...

“Pse nuk dole?”- Njerka tregon letrën që gjeti në oborr ditën që u zhduk Eglantina: Në vrasjen e saj s’kanë dorë as babai e as i vëllai

Zhdukja e Eglantina Bucit dhe më pas gjetja e saj e varrosur në Malin me Gropa në vitin 2012 vazhdon të jetë e mbushur me mister.

Të akuzuar për vrasjen e të resë janë i ati, Faiku dhe i vëllai, Shkëlzeni, akuza të cilat i mohojnë të dy.

Njerka e Elglantina Bucit ishte e ftuar sot në studion e emisionit “Me zemër të hapur” në Neës24, ku tregoi detaje nga dita e saj e zhdukjes.

Ajo rrëfeu mes lotësh se kur u martua me Faikun katër fëmijët e tij ishin shumë të vegjël dhe jetonin në kushte të mjerueshme.

Gruaja tregoi se nëna e tyre i kishte braktisur, madje një prej fëmijëve e kishte dërguar në jetimore.

“Nëna e fëmijëve kur ishte larguar e kishte çuar fëmijën në jetimore, shkova e mora. Kur shkova atje, si ai filmi ‘Lulëkuqe mbi mur’, të zhveshur, të zbathur,”- tha njerka e Eglantinës.

Ajo zbuloi se ditën kur Eglantina Buci u zhduk në oborrin e banesës gjeti një letër ku shkruhej ‘Pse nuk dole?”, ndërsa viktima kishte disa ditë që i shihte dhe sytë i mbusheshin me lot, por nuk e kuptonte dot arsyen.

Njerka u shpreh se e reja ishte fejuar me një djalë nga Greqia dhe ky i fundit “do ta merrte për disa ditë, por ajo se priti, iku”.

Ndërsa doli garant me jetën e saj, që as babai dhe as vëllai i vajzës nuk kanë lidhje me ekzekutimin e saj, duke shtuar se Shkëlzenit po i bëhet presion në burg për të pranuar krimin.

Si e ke njohur Faikun dhe fëmijët?
Me Faikun më prezantuan. Sa erdha në këtë familje, më donin fëmijët. Fëmijët ishin shumë të mirë, u rritën mirë. I gjeta të vegjël, më thirrën ‘mami’. Shkëlzenin e gjeta në klasë të tretë, Elonën në klasë të parë, Eglantinën 3 vjeçe, Ardiani 7 muajsh.

Nëna e fëmijëve kur ishte larguar e kishte c çuar fëmijën në jetimore, shkova e mora. Nëna ime më martoi me Faikun. Por unë e kisha të vështirë, sepse duhet të rrisja fëmijë. Kur shkova atje, si ai filmi ‘Lulëkuqe mbi mur’, të zhveshur, të zbathur. Shkëlzeni ishte shumë i zgjuar. Më thirri herën e parë; “Oh mami”.

Më pas më erdhi një dashuri e madhe për ta. Kur shkova në atë shtëpi, kam thënë; ku po shkoj. Ata ishin të mbaruar, si lanin, si shpanin. Kur shkova në darkë në dhomë, i pyeta fëmijët; a keni ngrënë? ‘Jo’ më thanë. Kisha marrë nga Shkodra ca fiq të thatë, dhe iu dhashë. Unë për ata fëmijët ma bëri zemra ‘bam’, i dua, për ta jap dhe jetën. Unë nuk e kam njohur kurrë Faikun më parë. Faiku më bëri një kërkesë: “Që mos t’i përzjejmë fëmijët, bashkë s’do bëjmë fëmijë”. Unë i kam thënë; ‘si të duash ti’. Mua fëmijët më përmbushën.

Me fëmijët kanë qenë marrëdhëniet e mira. Dikush nga familja e Faikut hyri në mes, dhe i thonin; ‘bjerini se nuk është nëna juaj’. Ata kurrë s’më janë kthyer. Sa i takon historisë me nënën e Faikut, nuk di shumë gjera. Ata jetonin pak më poshtë. Vjehrra ime vdiq në burg, (vrau një nga nuset). Faiku ka shkuar vetëm një herë te nëna bashkë me mua. I çoi një shishe lëng, ndërsa ajo qiti lajmin; ‘mos kanë dashur të më helmojnë’. Është gjynah me fol, por ajo ishte molla e sherrit gjithmonë.

Si iku Eglantina?
Elgantina ishte 19 vjeçe afro. Asnjë send nuk kisha bërë. Dola pas shtëpisë të fshija oborrin e gjeta një letër. Aty shkruhej; ‘Pse nuk dole jashtë’. Se kuptova. E mora atë letër dhe se kuptova. Vajza kishte nja 2-3 ditë që na shihte me radhë dhe sytë i mbusheshin me lot. Pyesja veten se pse na sheh kjo vajzë kështu. Ajo i donte shumë vëllezërit, dhe Faiku e kishte pikë të dobët. Eglantina ishte e fejuar, me një djalë shumë të mirë.

Familja e djalit ishte shumë e mirë, djali si yll drite. Ata u takuan, nuk njiheshin me njëri-tjetrin. Erdhi ai djali në atë kohë dhe i lamë të flisnim bashkë. Vajza i kishte thënë; Të dua! Ajo më tha; ‘Sa fat pata me këtë djalë’. Ai ishte i paparë. Shumë i mirë. Ai ça si pruri Eglantinës. Bëmë fejesën. Ai djali erdhi nga Greqia dhe tha se donte t’i bënte një kartë Eglantinës se dua që të bëjë celebrimin. Djali donte që të blinte shtëpi dhe në Tiranë. I bëmë dokumentet ne, dhe do vinte për disa ditë. Ajo se priti atë ditë, iku!

Jeta Eglantinës para vrasjes

Njerka: Skam ditur gjë. Kur vdiq djali, i kam thënë Elonës, di gjë ku është Eglantina se e ka vëlla, të vijë. Pasi ka dalë nga qendra nuk e di ku ka jetuar. Një herë kishte jetuar tek xhaja i vet, Bashkimi. Bashkimi e kishte nxjerrë jashtë, ka shkuar tek Elona. Prej tek Elona ka dalë, ka shkuar tek nëna e vet, nga nëna e saj e kanë nxjerrë dajat jashtë. Nuk vinte në shtëpi, thoshte do bëj jetën time. I thosha hajde moj mam.

Thirrja ndaj drejtuesve të shtetit dhe organeve të drejtësisë për zbardhin vrasjen e Eglantinës

Njerka: Faikut i ka ikur mendja. Shkëlzeni thoshte do dalë ai që ia ka bërë këtë motrës ime dhe thotë unë do ia marr hakun motrës sime dhe sot thotë (qan). Shkëlzenin dhe në burg e kanë kërcënuar që të pranonte.

Nga e njoh unë Shkëlzenin, çfarë prejardhje ka, çfarë respekti e sjelljeje, ai është falur 5 vakte në xhami…Për punën e vajzës me jetën time iu hyj garant, nuk kanë dorë as Faiku dhe as Shkëlzeni.

Ajo dëshmi për atë që ka ndodhur tek shkolla që ka qenë i akuzuar. Shkëlzeni ka pranuar të bashkëpunojë me prokurorinë më herët dhe më pas është tërhequr. I thashë pse nuk bashkëpunove me shtetin. Kam bërë shumë mund për t’i rritur.

I bëj thirrje presidentit, Edi Ramës, shtetit të zbardhin vrasjen e Eglantinës

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular